Uzbekistani ka ndaluar transportin rrugor të gazit të lëngshëm natyror përmes territorit të tij – vendim ky për të cilin qeveria thotë se ka për qëllim të mbrojë sigurinë publike dhe mjedisin.
Ndalesa do të ndikojë kryesisht në Taxhikistanin fqinj.
Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Uzbekistani ka pezulluar furnizimet me gaz për Taxhikistanin, pasi të dyja palët nuk kanë arritur të merren vesh për çmimin, pas skadimit të kontratës paraprake.
Uzbekistani, furnizuesi i vetëm me gaz i Taxhikistanit, në mënyrë rutinore pezullon furnizimin me gaz të fqinjit të saj, për shkak të “mospagesave”.
Marrëdhëniet ndërmjet dy ish-shteteve sovjetike të Azisë Qendrore janë tendosur prejse kanë shpallur pavarësinë më 1991.