3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

PROTOKOLLI NË SHTËPI

Më të lexuarat

PROTOKOLLI NË SHTËPI

-Falja e namazit në kohë.
-Përdorimi i shprehjeve “të lutem” dhe ” faleminderit”.
-Nuk ka “rrahje”, “mallkim dhe “fyerje”.
-Çdo njëri të shërbejë vetveten e tij, jo t’i vërë të tjerët në shërbim të tij.
-Mbylle atë që ke hapur: derën, dritaren, kapakun dhe shishen.
-Ngrite atë që ka rënë dhe lëre vendin në gjendjen më të mirë.
-Dhoma jote është përgjegjësi e jotja!
-Dëgjo secilin që flet dhe mos ia ndërpre fjalimin.
-Dhënia e selamit kur hyn dhe del.
-Leximi i një pjese të Kur’anit, istigfarit dhe dhikrit.
-Kujdesi për mësimet, bërja e detyrave dhe mosmungesa në shkollë.
-Familja dhe nevojat e tyre kanë përparësi para shokëve.
-Të mos hyjë tek dhoma e tjetrit, përveçse me leje.
-Nuk ka ndejë pas kryerjes së namazeve obligative dhe kryerjes së detyrave (shkollore të fëmijëve), përpos për ndonjë rast që kërkon zgjatjen e qëndrimit (p.sh. prania e mysafirëve, etj).
-Orari i lojërave në kompjuter dhe teknologji të tjera të jetë i kufizuar dhe në kohën kur janë të lirë nga obligimet tjera.
-Shërbimi i prindërve, puthja e kokës dhe dorës së tyre dhe mosngritja e zërit në prezencën e tyre. -Nuk lejohet përdorimi i asnjë teknologjie, derisa qëndron me familjen.
-Prania e gjithë anëtarëve në ushqimin e drekës dhe darkës.
-Shoqërimi i familjes në rastet e festave dhe takimeve shoqërore.
-Obligueshmëria mbi secilin anëtarë të ruajë shtëpinë dhe çka ka në të.
-Privatësia familjare të jetë e pacënueshme.
-Respektimi i mendimit të tjetrit.
-Trajtimi me drejtësi i fëmijëve.
-Mos hap celularin e tjetrit, pos nëse ke leje parapake.
-Mosmarrëveshjet eventuale zgjidhen me dialog dhe kjo nuk duhet të ndikojë në raportet mes jush në të ardhmen.

PROTOKOLLI FILLON ZBATIMIN QË NGA KRIJIMI I FAMILJES

Përshtati: HK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit