Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të premten u bëri thirrje turqve që jetojnë në Evropë që në vend të tre, të kenë nga pesë fëmijë, duke porositur diasporën milionëshe se është “e ardhmja e Evropës”, transmeton AFP.
Agjencia thekson se Turqia dhe Evropa janë në konflikt pasi Holanda dhe Gjermania nuk lejuan ministrat turq në këto vende të mbajnë mitingje për mbështetje ndaj zgjerimit të kompetencave të presidentit Erdogan, në referendumin që muajin e ardhshëm mbahet në Turqi.