2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shkencëtarët britanikë anulojnë dietat

Më të lexuarat

Shkencëtarët britanikë, në bazë të rezultateve të përftuara nga një eksperiment i zhvilluar, arritën në përfundimin se për njerëzit që kujdesen për mbajtjen e trupit të tyre në formë të mirë gjëja më e rëndësishme nuk është se çfarë hanë ata, por mënyra se si e bëjnë këtë. Përtypja e mirë e çdo kafshate të ushqimit, afërsisht 30 sekonda, zvogëlon në mënyrë të ndjeshme oreksin.

Sipas pohimeve të psikologëve, arsyeja e minimizimit të dëshirës për të ngrënë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë pas përtypjes së gjatë mund të lidhet me faktin se truri e “memorizon” informacionin e marrjes së ushqimit për një kohë më të gjatë. Hipoteza e dytë konsiston në faktin se struktura e ushqimit bëhet e pakëndshme për personin, gjë kjo që shkakton rënien e interesit ndaj vetë ushqimit.

*Të gjitha faktet dërgojnë në një përfundim, se zgjidhja e vetme është respektimi i porosisë profetikë të Muhamedit alejhi selam, se njeriu nuk duhet të ushqehet derisa të ngopet, ngase atij i mjaftojnë disa kafshata…

“Nuk ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se sa barkun e tij, i mjaftojnë atij disa kafshata që do ta mbajnë, e nëse është me doemos atëherë një të tretën për ushqim, një të tretën për pijë dhe një të tretën për frymëmarrje”. 

(Ahmedi, Nesaiu dhe ibn Maxhe)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit