3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ushqimet të cilat nuk duhet t’i përzieni me ilaçe

Më të lexuarat

Nëse keni ndonjë dyshim për efikasitetin e ilaçit, përzierjen e ilaçeve me ushqime të caktuara ose ndiheni keq pavarësisht marrjes së ilaçit, kërkoni këshillën e mjekut ose farmacistit.

Ilaçet pini me sasi të mëdha të ujit për të përshpejtuar tretjen dhe absorbimin, por edhe për të reduktuar rrezikun nga krijimi i dhimbjeve në stomak.

Lëngu i grejpit

Vitamina C, fibrat dhe kaliumi janë vetëm disa nga materiet e shëndetshme që i përmban grejpi. Por vetëm një gotë lëng nga grejpi mund të reduktojë efikasitetin e enzimave të rëndësishme të zorrëve, të cilat lehtësojnë absorbimin e madje 85 ilaçeve. Ekspertët theksojnë që përzierja e disa ilaçeve me lëngun e grejpit mund të rrisë efektet anësore që paraqiten gjatë marrjes së këtyre ilaçeve. Lëngun e grejpit zëvendësojeni me lëngun e portokallit, i cili ofron përparësi të ngjashme shëndetësore, por pa rrezik.

Banania

Ky burim i shkëlqyeshëm i kaliumit mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i kancerit, sulmi në zëmër dhe sëmundjet e zemrës. Përmban triptofan, i cili ndihmon tek prodhimi i serotoninës dhe ka efekt qetësues në tru. Banania ndihmon shndërrimin e karbohidrateve në glukozë dhe me këtë ruan nivelin e duhur të sheqerit në gjak. Banania mund të krijojë probleme nëse merrni inhibitorët ACE. Këto ilaçe ulin nivelin e tensionit të gjakut, ndërsa rrisnin nivelin e kaliumit në trup. Personat që marrin inhibitorët ACE dhe hanë banane rrisin rrezikun nga krijimi i rrahjeve të zemrës potencialisht të rrezikshme. Bananet po ashtu përmbajnë tiraminën, aminoacidin i cili gjendet në verën e kuqe, sojë dhe disa djathëra. Tiramina mund të ndikojë negativisht në efektin e antidepresivëve.

Lëngu i thanës

Është ilaç natyral për infeksionet e traktit urinar. Lëngu i thanës është i pasur me vitaminat C, K dhe E, si edhe me përqindje të ulët të natriumit dhe yndyrave. Lëngu i thanës ka veprim anti-inflamator, anti-mikrobial dhe diuretik. Megjithatë, thanat përmbajnë materie që mund të forcojnë veprimin e statineve, çka mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nëse pini ilaçet në bazë të statineve, gjithsesi këshillohuni me mjekun për mënyrën e përdorimit. Statinet shërbejnë për uljen e yndyrave, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ndërsa forcimi i veprimit të tyre mund të jetë i rrezikshëm.

Spinaqi

Edhe pse është një nga ushqimet më të shëndetshme, spinaqi mund të reduktojë efikasitetin e ilaçeve kundër mpiksjes së gjakut. Përmban shumë materie ushqyese, duke përfshirë edhe sasi të mëdha të vitaminës K, kalciumit, vitaminës A, vitaminës C, acidit folik, magnezit dhe hekurit. Ekspertët paralajmërojnë që të gjitha ushqimet që janë të pasura me vitaminën K mund të jenë potencialisht të rrezikshme për personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut. Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë tërësisht nga spinaqi. Hani gjysmën filxhani spinaq 2 deri 3 herë në javë, por mos e teproni.

Ushqimet e pasura me fibra

Ushqimet si drithërat e papërpunuara, perimet ose pemët janë baza e ushqimit të shëndetshëm. Fibrat luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjeve të zemrës ose diabeti. Mund të lirojnë nga kapsllëku dhe ta ruajnë peshën e shëndetshëm trupore. Megjithatë, fibrat mund të reduktojnë efektin e disa antibiotikëve sepse mund të ngadalësojnë absorbimin e ilaçeve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit