“Mes 56 grave palestineze në burgjet izraelite Hasharon dhe Damon së paku janë 12 të mitura”, thuhet në njoftimin të cilin me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, e publikoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.
RAMALLAH (AA) – Autoritetet izraelite në burgje mbajnë së paku 56 palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mes 56 grave palestineze në burgjet izraelite Hasharon dhe Damon së paku janë 12 të mitura”, thuhet në njoftimin të cilin me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, e publikoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.
Burimi i njëjtë lajmëron se shumica e të burgosurave palestineze janë me shëndet të dobët për shkak të kushteve të këqija në burgjet izraelite dhe u nevojitet hospitalizim urgjent.
“Të burgosurve nuk u lejohet t’i vizitojnë as të afërmit më të ngushtë, andaj janë me shëndet të rënduar psikik”, theksohet nga Shoqata.
Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite gjenden më shumë se 7.000 palestinezë. Shumica prej tyre asnjëherë nuk janë gjykuar, ndërsa në paraburgim gjenden si të dyshuar për provokim të kërcënimit për sigurinë e Izraelit.