-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Francë, komuna ndalon t’u jepet ushqim refugjatëve në Calais

Më të lexuarat

Komuna e Calaisit, qytet i cili konsiderohet si pikë kalim i refugjatëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe, përmes një vendimi ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit për refugjatët

CALAIS (AA) – Për të penguar rimbledhjen e shtetasve të huaj në kampin e refugjatëve në Calais në veri të Francës i cili ishte zbrazur në fund të tetorit të vitit të kaluar, komuna ka marrë vendim i cili ka nxitur debate, sipas të cilit ndalohet dhënia e ushqimit për refugjatët dhe vendosja e kabinave lëvizëse për të bërë dush, raporton Anadolu Agency (AA).

Komuna e Calaisit, qytet i cili konsiderohet si pikë kalim i refugjatëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe, përmes një vendimi ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit për refugjatët dhe vendosjen e kabinave lëvizëse që shërbejnë për të bërë banjo.

Në vendimin e komunës thuhet se mbështetja për refugjatët duke u ofruar ushqim apo mundësi për të bërë banjo ka kuptimin e thirrjeve për rikrijimin e kampit të refugjatëve “Xhungël” i cili u evakuua në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. Ndërkaq, shoqatave humanitare në rajon u është kërkuar që t’u japin fund këtyre aktiviteteve.

Kryetarja e komunës: “Jam kundër ndihmave humanitare”

Kryetarja e komunës, Natacha Bouchart, përmes një deklarate në gazetën lokale ‘La Voix du Nord’, ka thënë se “Është kundër shpërndarjes së ndihmave humanitare si ndihma me ushqime dhe mundësi për banjo, edhe pse një gjë e tillë është e vështirë të thuhet në aspektin human”.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bruno Le Roux, i cili dje vizitoi Calaisin, theksoi se nuk do të lejojnë krijimin e kampeve të reja në qytet, teksa do të lejohet shpërndarja e ushqimit për refugjatët aktual.

Sipas tij, leja e sërishme për kamp do të thotë thirrje për refugjatët e tjerë.

Ndryshe, numri i refugjatëve që më parë ishin afro dhjetë mijë, u evakuuan dhe u shpërndanë në rajone të ndryshme të Francës përmes një vendimi të qeverisë.

Autoritetet theksojnë se aktualisht në Calais ndodhen rreth 300-400 refugjatë, 70 për qind e të cilëve janë nën moshën 18 vjeç. Së fundmi, organizatat humanitare kishin vendosur kabina lëvizëse për dush. Forcat e sigurisë pengonin shfrytëzimin e kabinave dhe shpërndarjen e ushqimeve për refugjatët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit