Azem Deliu, “poet” nga Drenica, ka ofenduar Profetin Muhamed (alejhi Selam) pastaj është sulmuar fizikisht nga një person, pas një shkrimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook. Deliu edhe rastin e rrahjes e ka bërë publik në këtë profil. Ai ka treguar se me këtë rast është marrë edhe Polica e Kosovës raporton Albanews.ch
“Sot jam sulmuar fizikisht nga egërsirat për të cilët fjala e lirë është kancer. Policia i ka identifikuar dhe rasti do të vazhdojë, siç duhet të vazhdojmë ta kultivojmë lirinë e shprehjes pavarësisht shijeve mjerane të individëve, aktet e të cilëve janë dëshmi e qyqarisë. Falemnderit policisë për korrektësinë e treguar”, ka shkruar poeti Azemi në Facebook gjatë ditës së sotme.
Sulmi ndaj Azemit ka ardhur katër ditë pasi ai ka shkruar një shkrim mbi fenë myslimane dhe profetin Muhamed.