Në plazhin Fremantle që ndodhet në Perth të Australisë, uji i detit e ka nxjerrë një krijesë të pazakontë.
Imazhet e postuara të trupit të dekompozuar, kanë ngjallur debate në rrjetet sociale, meqë askush nuk po di çfarë mund të jetë, transmeton Telegrafi.
Disa thonë se është ndonjë peshk nga thellësia e detit, që ka jetuar për një kohë të gjatë dhe ka marrë formë të pazakonta.
Në anën tjetër, nuk mungojnë komentet se ka të bëjë me ndonjë aktivitet paranormal që e ka sjellë në jetë këtë gjallesë.
Në bazë të trupit ngjyrë gri dhe barkut të bardhë, është thënë se mund të jetë një rraxhë e deformuar.
“Është një rraxhë që i janë prerë pjesët anësore për t’i përgatitur si ushqim, kurse trupi i ka mbetur i paprekur”, është një koment lidhur me rastin.