Shefi i policisë ushtarake të Sirisë, Abdul Aziz Jassem al-Shallal, ka dezertuar nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad dhe ka ikur drejt Turqisë.
Ai po ashtu është shfaqur në një video televizive, duke thënë se i bashkohet revolucionit të popullit.
“Në emër të Zotit të plotfuqishëm dhe të mëshirshëm… Unë jam gjenerali Abdul Aziz Jassem al-Shallal, kreu i policisë ushtarake… Unë kam dezertuar për shkak të devijimit të ushtrisë nga detyra e saj primare – mbrojtja e vendit”, ka thënë Al-Shallal.
Bëhet fjalë për dhjetëra gjeneralë që kanë dezertuar nga regjimi i Sirisë, prejse ka nisur kryengritja popullore në mars të vitit 2011.
Në këtë periudhë, mbi 44,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet midis forcave qeveritare dhe kryengritësve.kohaislame