Nëse presidenti sirian, Bashar al Assad do tu drejtohej armëve kimike ”do të shënonte fatin e vet … do të ishte nënshkrimi i dënimit të tij me vdekje”, deklaroi për radion ushtarake vendase ish-kreu i shërbimeve ushtarake izraelite, gjenerali Amos Yadlin.
Përdorimi i armëve kimike , sipas tij, përbënte ”një linjë të kuqe” të cilën as Rusia dhe as SHBA-ja nuk do të mund ta anashkalonin.
”Rrjedhimisht nuk ka shumë gjasa që Assad ti drejtohet kësaj alternative”, u shpreh ai.
Për Izraelin, sipas Yadlin, rrëzimi përfundimtar i regjimit të Assadit do të ishte një lajm i mirë, sepse do të kontribuonte në shkatërrimi e aksit ”Iran-Siri-Hezbollah”.kohaislame