2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përgatitja përpara se të vi vdekja!

Më të lexuarat

Nesaiu përmend prej Ebu Hurejres se Pejgamberi sal-lalla- hu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Përkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatërron çdo kënaqësi (për kujtoni vdekjen). ”
Ebu Nu’ajmi me zinxhirin e tij të transmetuesve përmend prej Omerit se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
‘Përkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatërron çdo kënaqësi. ”
Pyetëm: – O i Dërguari i Allahut, çka është ajo, ndërsa ai
Alejhi selam u përgjigj:
“Ajo është vdekja.’ Hadith i besueshëm, Tirmidhiu, 2307; Nesaiu, 4/4 dhe Ibn Maxhe, 7141.
Ibn Maxhe përmend prej Ibn Omerit se ka thënë: “Isha ulur me Pejgamberin alejhi selam kur erdhi një ensar, i dha selam Pejgamberit alejhi selam dhe pyeti: “O i Dërguari i Allahut, cili është besimtari më i mirë?
Ai u përojioj: – Ai i cili ka ahlakun më të mirë.
E cili është më i mençuri?
Ai i cili më së shumti e përkujton vdekjen dhe përgatitet më së miri për atë që vjen pas saj, ai është më i mençuri. ’ Hadith i mirë, Ibn Maxhe, 4259 dhe Taberaniu në Kebir 13536.
Për këtë më shumë do të bëhet fjalë në kaptinën e sprovave, nëse do Allahu.
Përmendet prej Enesit se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Përkujtoni sa më shpesh vdekjen sepse ajo ju pastron prej mëkateve dhe e shkatërron dëshirën pas dunjasë. ’ Hadithin e përmend Nesaiu.
Përmendet prej Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem se ka thënë:
“Vdekja është këshillues i mjaftueshëm dhe mjafton që ta këpusë dëshirën pas dunjasë dhe pas të mirave të saj.
Duke komentuar ajetin: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë” mufesir Suddi thotë: ” Ai i cili më së shumti do të për- kujtojë vdekjen, i cili më së miri përgatitet për të dhe i cili du- ke e pritur, frikësohet më së shumti prej saj.”
Nënkaptinë: Dijetarët tanë, Allahu i mëshiroftë, thonë: – Fjalët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem’.
“Pe’rkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatërron çdo kënaqësi”janë shumë kond^e, brenda tyre gjendet përkujtimi dhe janë shumë mbresëlënëse.
Ai i cili përkujton vdekjen, i idhëtohet kënaqësia momentale, kjo e pengon që ta dëshirojë edhe në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë e detyron që më pak t’i kushtojë rën- dësi gjërave kalimtare. Shpirtrave të fjetur dhe zemrave të pakujdesshme ju duhet sa më shumë rrëfime dhe këshillime, në të kundërtën, fjalët Përkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatë- rron çdo kënaqësi me ajetin: “Secili njeri do të shijojë vdekjen.” Kur’an, Mulk, do të mjaftonin për secilin i cili i dëgjon dhe i cili i lexon.
Nënkaptinë: Nëse pranohet ajo që e thamë, atëherë dije se çdo moment i përkujtimit të vdekjes shkakton pakënaqësi për këtë vendqëndrim kalimtar (dhe ndihmon në) kthimin kah ahireti dhe përhershmëria. Çdo njeri mund të gjendet në situata të ndryshme: në gjendje të vështirësisë dhe varfërisë apo në gjendje të bollëkut dhe të mirëqenies. Nëse është në gjendje të varfërisë dhe e përkujton vdekjen, do të durojë më lehtë duke menduar për kalimin e kësaj bote dhe për atë se vdekja është më e vështirë sesa gjendja e tij momentale. Nëse është në gjendje të bollëkut dhe të mirëqenies dhe përkujton vdekjen, përkujtimi në atë se një ditë e tërë kjo do të zhduket, do ta pengojë që ta ndjejë veten të pavarur dhe të fuqishëm.
I tërë ummeti e pranon të vërtetën e papërkulshme se vdekja nuk ka të bëjë për vite të caktuara, për kohë të caktuar e as për ndonjë sëmundje të caktuar, me çka e nxitë njeriun që të jetë në gjendje të gatishmërisë së përhershme dhe të pritjes. Një prej besimtarëve çdo natë mbi muret e qytetit bërtiste:- Shkuarje! Shkuarje!- Kur besimtari vdiq, prijësi i qytetit i cili pyeti për të, u pikëllua dhe tha:
Pandërprerë bërtiste shkuarje derisa deveja nuk iu përkul para dyerve:
Shkuarjen e ka pritur të përgatitur Nuk ka lejuar që shpresat ta mbulojnë!
Jezid Rukkashi i thoshte vetes: – Turpërohu Jezid! Kush do të bëjë namaz për ty pas vdekjes tënde? Kush është ai që do të agjërojë për ty? Kush është ai që do të kërkojë kënaqësinë e Zotit tënd për ty? Atëherë përgjigjej:- O njerëz, vallë nuk do të qani pjesën tuaj të mbetur të jetës? Ai, pas të cilit vrapon vdekja, vendqëndrim i të cilit është varri, për të cilin toka është shtrat, për të cilin e vetmja shoqëri janë krimbat dhe pas të gjitha këtyre të numëruarave e pret edhe Dita e trishtimit të madh, si mund të sillet ashtu?- Pastaj qante derisa nuk binte për tokë pa vetëdije.
Tejmi ka thënë:- Dy gjëra ma kanë këputur çdo kënaqësi të kësaj bote: përkujtimi i vdekjes dhe përkujtimi i gjendjes para Allahut të Lartësuar.
Omer b. Abdulazizi e kishte zakon që të tubonte dijetarët dhe me ta të fliste për vdekjen, kijametin, ahiretin dhe për gjërat pas vdekjes dhe kështu qanin sikur të ishin në përcjellje të ndonjë xhenaze.
Ebu Nu’ajmi transmeton:- Thevriut kur i përmendej vdekja, me ditë nuk ishte në gjendje që të përgjigjej në asnjë pyetje dhe kur pyetej, përgjigjej:- Nuk e di! Nuk e di!
Esbati përmend: “Pejgamberit sal-lallabu alejhi ve sel-lem ia përmendën një njeri si të devotshëm dhe të mirë dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i pyeti: -Si është përkujtimi i tij për vdekjen?- Kur nuk e ditën se çfarë t’i përgjigjen, sepse nuk kishin njohuri se ai njeri a mendon rreth kësaj çështjeje, Pej- gamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: -Nuk është i tillë çfarë e mendoni (llogaritni).” Transmetim i besueshëm, përmend Ebu Nu’ajmi në Hil-jet, 7/58.
Dekkaku ka thënë: -Kush e përkujton shpesh vdekjen, do të nderohet me tri gjëra: do të ngutet me teube dhe pendim, do t’i qetësohet dhe kënaqet zemra dhe do të jetë i zellshëm në kryerjen e ibadeteve. Ndërsa, ai që harron vdekjen, do të dënohet me tri gjëra: do ta shtyejë teuben dhe pendimin dhe nuk do të ngarend pas kënaqësisë së Zotit për shkak të përtacisë dhe shkuarjes pas kënaqësive.
Mendo, ti i cili nuk mendon për vdekjen, i cili nuk mendon për gotën e vdekjes dhe për idhëtinë e saj. Sa i vërtetë është premtimi i vdekjes, se sa është vdekja gjykatës i drejtë. Vdekja është e mjaftueshme që të nxjerrë lotë prej syve, të ndajë shoqëri, të shkatërrojë çdo kënaqësi, të ndërprejë çdo dëshirë. A ke menduar ndonjëherë për vdekjen tënde dhe për ditën kur do të lëshosh vendqëndrimin tënd, kur të shpërngulesh nga gjerësia në ngushtësi, kur të lënë edhe shokët edhe farefisi, kur të lë edhe vëllai edhe shoku, kur të mirresh nga shtrati yt dhe kur të vendosin në dhe, kur të mbulojnë në vend të jorganit me dhe dhe pluhur. Ti i cili tubon pasuri, i cili ndërton pallate, pasha Allahun, asgjë nuk do të mbetet nga pasuria jote përveç qefinit, ndërsa edhe ky pasha Allahun, do të shkatërrohet, ndërsa trupi yt të shkapërderdhet, atëherë ku do të jetë ajo të cilën e ke tubuar dhe çfarë dobie do të kesh prej saj? A do të shpëtojë kjo nga trishtimi dhe tmerri? Kurrsesi jo, por gjithë atë ia ke lënë dikujt i cili as që do të përkujtojë e as që do të falënderojë, ndërsa do të vish me veprat tuaja para Atij i cili nuk do të pranojë arsyetimet tuaja. Një (dijetar) mirë e ka komentuar kuptimin e ajetit: “e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë” Kasas, 77.
duke thënë se ajo që të takon në këtë botë është qefini. Kjo lidhet me pjesën e parë të ajetit:
“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh)
botën tjetër”.
Atë të cilën ta dha Allahu në këtë botë dhe atë të cilën e ke, me to vrapo dhe kërkoje ahiretin, Xhennetin dhe bukuritë e tij.
Mumini duhet që atë që e ka në këtë botë, ta harxhojë me qëllim që të fitojë ahiretin e jo atë ta harxhojë në tokë, ujë, re- belizëm apo për shkak të famës. Sikur me këtë kanë dashur të thonë: Mos harro se tërë pasurinë tënde e lë, vetëm aq sa kushtojnë qefinët tuaj.
Nënkaptinë: Fjalët: I mençur është ai i cili mbanë llogari për vetveten, i cili përgatitet për atë që vjen pas vdekjes, i cili ndalon nefsin e tij nga dëshirat dhe i cili nuk e kundërshton Allahun, tregojnë për ata njerëz të cilët kujdesen për vetveten dhe përga- titen për atë pas vdekjes dhe për takimin me Allahun me ibadete të përditshme dhe me kryerjen e veprave të mira, kujdesen gjithmonë ndaj mëkateve të cilat i kanë bërë gjatë jetës dhe përgatiten për fundin e tyre duke bërë mirë, ai te i cili Allahu është gjithherë në mendjen e tij dhe i cili me seci- lën punë të tij ngarend që Allahut t’i bëhet rob. Ndërsa, i kundërt i kësaj është ai njeri i cili neglizhon të gjitha të numë- ruarat dhe i cili gjithmonë mëkaton, ndërsa pas gjithë kësaj shpreson në mëshirën dhe në faljen e Allahut.
Hasan Basriu thotë: -Ka njerëz të cilët dëshirat dhe shpresën i kanë marrë për zota të tyre dhe kur të largohen nga kjo dunja pa asnjë vepër të mirë, thonë:- Unë kam mendim të mirë për Zotin tim!- ndërsa gënjejnë, sepse po të ishte ashtu, do të bënin vepra të mira.- Pastaj e lexoi ajetin:
“Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dësh- përuarit.” Fussilet, 23.
Seid b. Xhubejri thotë:- Mendjelehtë është ai njeri i cili gjithmonë bën mëkate ndërsa prej Allahut dëshiron faljen.
Bekijje b. Velidi thotë se Ebu Umejre Suri i kishte shkruar njërit prej vëllezërve të tij:- Je bërë i tillë që shpreson jetën e mirë në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa prej Allahut kërkon të mirën me mëkatet dhe me ndyrësirat tuaja, por je duke e kalitur hekurin e ftohtë dhe selam.
Për këtë do të bëhet fjalë më shumë nëse do Allahu, në kaptinën e cila flet për atë se varri është stacioni i parë për ahiret.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “GJENDJA E TE VDEKURVE DHE NDODHITE E AHIRETIT”
AUTOR EL-KURTUBI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit