Persona të panjohur kanë vjedhur 60 metra kabull elektrike në Shtëpinë e Shëndetit n në fshatin Grackë të Lipjanit.
Në raportin e Policisë
së Kosovës thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policorë.
“Ankuesja femër kosovare punëtore në shtëpinë e shëndetit në fshat ka informuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në objekt duke e dëmtuar derën e hyrjes dhe kanë vjedhur rreth 60 metra kabull elektrike pasi i kanë shkoqur prej muri”, thuhet në raportin e Policisë.kohaislame