Kreu i Kishës Katolike Romane në Jeruzalem, Monsinjor Fuad Thwala, mbështet idenë e krijimit të shetit palestinez.
Patriarku latin tha se këto Krishtlindje “mund të jenë festimi i lindjes së Krishtit dhe lindjes së shtetit palestinez”. Këto fjalë Fuad Thwala i artikuloi gjatë një meshe në Betlehem.
Siç pritet, Patriarku do të shërbejë meshën e mesnatës në bazilikën e Lindjes së Krishtit, e cila gjendet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe adhurohet nga të krishterët si vendlindja e Jezu Krishtit.