1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Osteoporoza – sëmundja pa shenja klinike

Më të lexuarat

Çdo pacient është i veçantë, dhe si i tillë duhet trajtuar. Kjo kërkon që të studiohen mirë nga ana e mjekut specialist karakteristikat e pacientit, shkaku i osteoporozës dhe rezultatet e trajtimit.
Kockat janë inde të gjalla dhe me kalimin e kohës nuk kanë mundësi që të rigjenerohen, por fillojnë të dobësohen. Kjo ndodh tek të gjithë, por kur kockat fillojnë të dobësohen shumë shpejt dhe mund të thyhen më lehtë, kjo gjendje quhet osteoporozë. Kjo sëmundje shfaqet shumë më shpesh te gratë, se sa tek meshkujt.
Frakturat më të shpeshta ndodhin ne kyçin e dorës, në ngofje dhe në vertebrat e shtyllës kurrizore
Thuajse te një ndër tri gra, kryesisht pas menopauzës. Rreziku rritet pas moshës 50 vjeç. Si faktorë të tjerë që shtojnë rreziqet janë ndryshimet e hormoneve (kryesisht të estrogjenit), fiziku i imët, mungesat në ushqyerje (kalciumi apo vitaminë D), ushtrimi fizik i pamjaftueshëm, jeta sedentare apo qëndrimi i gjatë shtrirë, përdorimi i tepërt i duhanit, mishit, alkoolit apo kafesë, përdorimi i zgjatur i disa medikamenteve si p.sh kortizoni.
Masa parandaluese
Për të parandaluar rëniet dhe frakturat, është e rëndësishme, sidomos për njerëzit e moshuar që të jenë të sigurt në këmbët e tyre, thotë Dr. Thomas Kausch. Ai është drejtor në Klinikën Ortopedike në Bad Neuenahr: “Rreziku për t’u rrëzuar është më i madh në qoftë se nuk lëviz shumë. Kur je shumë i pasigurt ke një tendencë të lartë që të rrëzohesh. Prandaj është shumë e rëndësishme që të lëvizësh. Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se kocka vetë përgjigjet ndaj stimulit të lëvizjes me rritjen e prodhimit të masës kockore, pra një kockë që përdoret depoziton më shumë kalcium”.
Trupat e vertebrave humbasin lartësine
Zakonisht sëmundja nuk shfaqet me shenja klinike, prandaj në shumicën e rasteve ajo zbulohet pas 10 ose 15 vjetësh p.sh. pas një frakture që ndodh nga një aksident i vogël ose një rrëzim në tokë. Kështu i ndodhi edhe 69-vjeçares Regina Breuer, e cila tregon se ishte rrëzuar në restorant kur ishte me pushime dhe mjekët më pas kishin konstatuar sëmundjen.
Frakturat më të shpeshta ndodhin ne kyçin e dorës, në ngofje dhe në vertebrat e shtyllës kurrizore. Në këtë të fundit, trupat e vertebrave humbasin lartësine dhe pacienti fillon të kërruset dhe të shkurtohet gjatësia e trupit.
Matja e densitetit kockor
Por diagnostikimi i osteoporozës mund të bëhet edhe herët me metodën e matjes së densitetit kockor. Kjo metodë diagnostikuese përdor një tip special të rrezeve rëntgnen për matjen e masës kockore të trupit. Në klinkën në Bad Neuenahr bëhen në vit rreth 800 matje të tilla. Mjeku përcakton përmbajtjen e kalciumit në disa rajone të trupit – veçanërisht në rajonin e qafës së femurit, sepse këto thyen shumë lehtë. Në rast se përmbajtja e kalciumit në kocka është poshtë vlerës standarde, pra e ulët, atëherë pacienti ka osteoporozë.

Ndikim negativ
Por ka disa edhe disa ilaçe që mund të ndikojë negativisht për dendësinë e kockave, thotë Thomas Kausch: “Për shembull, disa medikamente që përdoren në rastet e epilepsisë, disa preparate të caktuara heparine, disa ilaçe që përdoren për të parandaluar ulçerat e stomakut, kur merren sigurisht për kohë shumë të gjatë – pra jo vetëm një apo dy javë, por dy vjet, ose dhjetë vjet “. Negativisht ndikon edhe kortizoni.
E rëndësishme për kurimin e osteoporozos është veç lëvizjes edhe vitamina D, trajimi me hormone apo me stroncium.
Prej osteoporozës mund të sëmuren gjithashtu dhe meshkujt. Megjithatë, ata janë më pak të prekur se femrat dhe mesatarisht, zakonisht rreth dhjetë vjet më të vjetër në moshë kur u shfaqet osteoporoza. Pra osteoporoza është kryesisht një sëmundje që lidhet me moshën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit