3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zhytësja nuk ndjehej mirë, kryebashkiaku turk hidhet në det për ta shpëtuar (Video)

Më të lexuarat

Kryebashkiaku i Karamursel, Ismail Yildirim kërceu në det të mërkurën për të shpëtuar një zhytëse, e cila gjendej në vështirësi.

Kjo ngjarje, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi, ka ndodhur në Kocaeli, provincë kjo afër Stambollit, gjatë një ceremonie përkujtimore, në kujtim të 59 vjetorit të “Tragjedisë së Anijes së Uskudarit”.

Para incidentit, një ceremoni u mbajt në varrezat Karamürsel për të përkujtuar jetët e humbura gjatë fundosjes së anijes, e cila ishte një nga katastrofat më të mëdha detare në historinë e Republikës së Turqisë.

Zhytësja Senay Ertorun, ishte futur në det për të ngritur një flamur, kur papritmas doli nga uji dhe bëri thirrje për ndihmë.

Ertorun ishte rreth 10 metra larg nga skela, kur bëri thirrje: “Po mbytem”, pas së cilës gjë thuhet se kryebashkiaku u hodh në veprim.

Yıldırım, i cili thuhet se gjithashtu ka një certifikatë zhytjeje, hoqi këpucët, pallton dhe xhaketën dhe u zhyt në det për të shpëtuar Ertorun.

Pasi kryetari i bashkisë ka kapur Ertorun, ai e solli atë në skelë, ndërsa pjesëmarrësit e ceremonisë thuhet se përshëndetën aktin heroik.

Të dy, Yıldırım dhe Erturun janë raportuar të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

“SS Üsküdar” ishte një traget i vogël i pasagjerëve që u mbyt në një mot të keq më 1 mars 1958 në Gjirin e Izmit. Nga kjo fatkeqësi, kishin gjetur vdekjen 265 pasagjerë dhe 7 anëtarët e ekuipazhit.

https://www.youtube.com/watch?v=rv8ggnJJ9Vw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit