Policia e Fierit ka arrestuar më në fund, trafikantin e fëmijëve, Mikle Ferkon, 37 vjeç, nga fshati Qarr i Fierit.
Ai rezulton së fundi me emrin Mikel, pasi e ka ndërruar nga Arsen që e kishte më parë dhe nga Albert që ia kishte vendosur familja pas lindjes.
Ferko akuzohet edhe për “falsifikim të pasaportave” dhe është dënuar nga Gjykata e Shakallës I për Krimet e Rënda Tiranë me 13 vite e 3 muaj burg në shkurtin e vitit 2016.
Policia e Fierit tha se ai u kap në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarri”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.