4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Somali, përmbyset varka, 55 të vdekur

Më të lexuarat

Të paktën 55 persona besohen të jenë mbytur, pas përmbysjes së varkës në brigjet e Somalisë, është bërë e ditur nga agjencia e refugjatëve të OKB-së.
UNHCR tha se varka e mbipopulluar hasi vështirësi menjëherë pasi u largua nga porti i Bosasso-s në veri-lindje të Somalisë. Varka, e cila besohet të kishte mbi të somalezë dhe etiopianë, ishte nisur drejt Jemenit.

Viktima më e re besohet të jetë një djalë më i ri se katër vjeçar.

OKB bëri të ditur se kjo përbën një nga ngjarjet me humbjet më të mëdha të jetëve, në gjirin Aden, që prej shkurtit 2011, kur 57 emigrantë somalezë u mbytën.

“23 trupa janë gjetur. Ndërsa, pasagjerët e mbetur konsiderohen të vdekur”.

“Pa dyshim, gjiri Aden është tashmë rruga vdekjeprurëse për njerëzit, që duan t’i largohen konflikteve, dhunës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në këtë zonë të Afrikës” tha përfaqësuesi i UNHCR për Somalinë, Bruno Geddo, raporton Sky News.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit