1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Trupat kanadeze në Kosovë deri në fund të vitit 2014

Më të lexuarat

Forcat a e armatosura të Kanadasë do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në misionin e NAT0-s në Kosovë në kuadër të KF0R-it deri në dhjetor të vitit 2014.

Në komunikatën e ministrit kanadez të Mbrojtjes Piter Makej theksohet se ndihet shumë krenar që mund të paralajmërojë se Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë kontributin e çmuar të misionit në Kosovë.

“Qeveria jonë ,mbetet e përkushtuar për punën me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë në synimin për të garantuar siguri të përhershme dhe stabilitet në rajon”, theksohet në komunikatë.

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Kanadasë gjenerali T om Louson (Lowson) ka theksuar “progresin e arritur në rajon gjatë decenies së kaluar”.

“Jam shumë krenar për efektivat e ushtrisë kanadeze të të dyja gjinive që shërbejnë në Grupin operativ Prishtina që nga fillimi i misionit 2008”, ka thënë Louson./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit