4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sulmohet deputeti Zekiri

Më të lexuarat

Mbrëmë vonë në lokalin e quajtur ‘Dion’ në Shkup, është sulmuar deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili thotë se është sulmuar nga sigurimi i ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Unë me miq kisha rezervuar një tavolinë në Dion dhe pasi që mbërritëm erdhi një person më tha se duhet ta lëshojmë lokalin, menjëherë, sepse jemi të padëshiruar dhe ka një aheng privat. Unë tentova t’ia sqarojë se kemi bërë rezervimin e tavolinës, por ai e rrëzoi ate. Më pas filluan që duke me shtyrë të më nxjerrin nga lokali dhe pas që në lokal është edhe Mijallkov. Një person nxorri legjitimacionin e policisë, ndërsa tjetri më goditi nga prapa”, theksoi për Libertas, Zekiri, duke thënë se rastin e ka paraqitur në polici.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit