3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Grabitësi i pestë në Rinas, ikën nga Shqipëria bashkë me familjen

Më të lexuarat

I dyshuari i pestë si autor i grabitjes së 2.7 milion eurove të BKT-së në Rinas, i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, shtetasi me inicialet M.A, është larguar nga Shqipëria bashkë me familjen.

Lajmi është konfirmuar për Opinion.al nga burime konfidenciale të Policisë së Shtetit.

Banda e grabitjes në Rinas ka realizuar 2 supergrabitje, morën mbi 7 milion euro, por parajsa e tyre e vjedhur zgjati vetëm 14 muaj. Në fund, katër anëtarë nga gjashtë të bandës së Rinasit, përfunduan në prangat e policisë.

Në një operacion të shtrirë në disa zona, Vorë, Prezë, Krujë dhe Fushë-Krujë, policia arrestoi 4 nga 6 grabitësit, mes tyre edhe ish-komando që kishin operuar në Afganistan, çka shpjegon edhe saktësinë e tyre operacionale në grabitje.

“Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje: Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish-punonjës në ShPSF, “Rogat”, Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit, Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre”, tha kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit