Bekir Bozdağ: “Ne presim që të ketë zhvillime të reja. Pas fillimit të detyrës nga Trump kemi dërguar disa prova të reja”
ANKARA (AA) – Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, ka deklaruar se “Me realizimin e një bisede telefonike apo një takimi drejtpërdrejtë sa më parë me sekretarin e ri amerikan të drejtësisë do të kemi mundësinë ti shprehim edhe njëherë sekretarit të ri se çfarë kuptimi ka për Turqinë ekstradimi i kreut të FETO-s dhe i anëtarëve të tjerë të FETO-s. Ne presim që të ketë zhvillime të reja. Pas fillimit të detyrës nga Trump kemi dërguar disa prova të reja”, raporton Anadolu Agency (AA).
Bozdağ, para mbledhjes së grupit parlamentar të AK Partisë iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai ka vënë në dukje se vazhdojnë punimet për ekstradimin e Fetullah Gylen.
“Presim që të ketë zhvillime të reja. Pas fillimit të detyrës nga Trump kemi dërguar disa prova të reja. Në të vërtetë nga pikëpamja jonë nuk ka nevojë për prova të reja në dosje. Sepse në këtë dosje ka më shumë se mjaftueshëm prova, që në kuadër të marrëveshjeve mes nesh të sigurojnë arrestimin e përkohshëm të terroristit Gylen dhe të ekstradimit të tij. Pra nuk bëhet fjalë për mangësi të ndonjë prove”, është shprehur Bozdağ.