-1.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

OKB paralajmëron për “katastrofë humanitare” në Siri

Më të lexuarat

“Gjashtëdhjetë mijë njerëz të pafajshëm janë të bllokuar atje në një cikël të dhunës së përditshme dhe privimit, ku mbizotëron kequshqyerja dhe mungesa e kujdesit të duhur mjekësor”

GJENEVË (AA) – Koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Ali Al-Za’tari paralajmëroi për “katastrofë humanitare” në katër qytete nën rrethim në këtë vend, duke i bërë thirrje qeverisë siriane që urgjentisht të mundësojë qasjen në këto qytete për dërgimin e ndihmave humanitare për rreth 60.000 banorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjashtëdhjetë mijë njerëz të pafajshëm janë të bllokuar atje në një cikël të dhunës së përditshme dhe privimit, ku mbizotëron kequshqyerja dhe mungesa e kujdesit të duhur mjekësor”, thuhet në njoftimin e Koordinatorit humanitar të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Ali Al-Za’tari.

“Situata është se kanoset katastrofë humanitare. Parimi i qasjes së lirë për njerëzit në nevojë duhet të zbatohet tani dhe pa kërkesa shtesë”, tha ai.

Al-Za’tari theksoi se OKB-ja në nëntor të vitit të kaluar ka patur qasjen e fundit humanitare në qytetet Al-Zabadani, Al-Fu’ah, Kafraya dhe Madaya.

Ai shtoi se situata është e komplikuar për shkak se ndihma nuk mund të ofrohet në Madaya dhe Al-Zabadani nëse nuk sigurohet qasja edhe në qytetet tjera, dhe anasjelltas.

“Për shkak të lidhjes së qyteteve qasja humanitare do të mund të jetë objekt i negociatave të vështira që nuk bazohen në parime humanitare”, tha zyrtari i OKB-së.

Lufta në Siri shpërtheu në pranverën e vitit 2011, kur forcat e regjimit të Bashar al-Assad shtypën protestat pro-demokratike, ku eskaloi si pjesë e “Pranverës Arabe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit