Katari në kuadër të mbështetjes së afërt për luftën që Turqia zhvillon kundër organizatës terroriste FETO së fundmi, muajin e kaluar ekstradoi në Turqi dy persona të lidhur me organizatën
ANKARA (AA) – Popullsia në Katar, vend i cili do të vizitohet nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në vendet e Gjirit përbëhet 87 përqind nga emigrantët e huaj kryesisht nga muslimanët e Azisë jugore të cilët vijnë në vend për të punuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Katari në kuadër të mbështetjes së afërt për luftën që Turqia zhvillon kundër organizatës terroriste FETO së fundmi, muajin e kaluar ekstradoi në Turqi dy persona të lidhur me organizatën.
Katari i cili është ndalesa e fundit e vizitës katër ditore të Presidentit Erdoğan në Gjirin Persik ndodhet në Gadishullin Arabik.
Arabia Saudite është fqinji i vetëm me kufi tokësor me Katarin, ndërsa vendet e tjera që e rrethojnë janë Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani.
Katari krahas sipërfaqes territoriale prej 11 mijë e 521 kilometra katrorë ka edhe një bregdet prej 563 kilometra.