0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjermania e zemëruar me Izraelin, e anulon takimin e dy qeverive përkatëse

Më të lexuarat

Një takim mes qeverive të Gjermanisë dhe Izraelit, i cili ishte paraparë të mbahej në muajin maj të këtij viti, është anuluar për shkak të zemërimit në rritje në Berlin me aktivitetet e ndërtimit të shtëpive në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli.
Një zëdhënësi i qeverisë gjermane ka thënë se qeveria e vendit është pajtuar që ta “shtyjë” takimin vjetor të liderëve dhe ministrave deri vitin tjetër, duke ua vënë fajin vonesave në orarin e ngjeshur të takimeve të kryesimit të G20 nga Gjermania.

Ndërkohë, një zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit e ka konfirmuar se takimi është anuluar, duke cituar “kufizime në orarin e palës gjermane”.

Por zyrtarët gjermanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, kanë sugjeruar se arsyeja e vërtetë e anulimit të takimit është se ka dallimeve të dukshme në qëndrimet e dy qeverive sa i përket çështjes së paqes në Lindje të Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit