-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Imeraj: Serbët falsifikuan shkrimet për Manastirin e Deçanit (Dokumente)

Më të lexuarat

Hulumtuesi i pavarur shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë, Mr. Shkodran Imeraj vlerëson se Krisobula e Manastirit të Deçanit e vitit 1330, është një dokument i cili nuk gjendet në formën origjinale, andaj si i tillë llogaritet si dokument i falsifikuar.

Imeraj pohon se në Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit, është kënduar kjo lutje “O Patriarkanë, Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”.

Shkrimi i Shkodran Imerajt:

Ky është një dokument i shkruar në Deçan me 15 tetor 1850 dhe i nënshkruar nga Serafim Ristiq, i cili shërbente si Kryemonak në Manastirin e Deçanit gjatë viteve ’50 të shekullit XIX. Në këtë dokument i cili i është drejtuar Çeda Jovanoviq Arqipeshkopit të Beogradit, në emër të murgjve të Manastirit të Deçanit Kryemonaku Ristiq i kërkon Arqipeshkopit Jovanoviq që të përdore ndikimin e tije për kthimin në Bibliotekën e Manastirit të Deçanit të kopjes se Krisobulës se Manastirit të Deçanit të vitit 1330 dhe të disa librave të tjera. Dihet se Krisobula e Manastirit të Deçanit e vitit 1330, është një dokument i cili nuk gjendet në formën origjinale andaj si i tillë llogaritet si dokument i falsifikuar. Dilemat e para rreth falsifikimit të dokumentit zyrtar të Krisobulës se Manastirit të Deçanit, i ka ngritur historiani i mirënjohur austro-hungarez Konstantin Jireček (1854-1918).

Vlen të theksohet se në vitin 1864 në qytetin e Beogradit, Sefarim Ristiq boton veprën e tij: “Dečanski spomenici”, ku ndër të tjera shkruan se në Patriarkanen e Pejës dhe Manastirin e Deçanit, është kënduar kjo lutje: “O Patriarkanë, Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”.

Kjo është vet një dëshmi e madhe që serbet e pranojnë që në traditën historike dhe tradicionale Manastiri i Deçanit i takon shqiptarëve të Kosovës ngase themelet e tij qëndronin në Dardani, e cila ishte pjesë e Ilirisë, shkruan Imeraj.

Ky është një dokument i shkruar në Deçan me 15 tetor 1850 dhe i nënshkruar nga Serafim Ristiq

Sefarim Ristiq, “Dečanski spomenici”, Beograd 1864.

Këtu shkruan se në Patriarkanen e Pejës dhe Manastirin e Deçanit, është kënduar kjo lutje: “O Patriarkanë, Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”, shih me gjerësisht: Sefarim Ristiq, “Dečanski spomenici”, Beograd 1864, f.66./Kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit