Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim, në Stamboll ka deklaruar se populli i Turqisë në referendumin në muajin prill do t’i mbajë leksion atyre që mbështesin separatizmin dhe organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij kohët e fundit pothuajse në mbarë Turqisë, e jo vetëm në disa qytete të këtij vendi kanë filluar projektet e ndërtimit të banesave.
“Me këto projekte të mëdha ndërtojmë jo vetëm të sotmen, por edhe të nesërmen”, u shpreh Yildirim. Ai sqaroi se kur është fjala për ndryshimet kushtetuese, pse dëshiron që në referendum populli të thotë “po”.
“Përse themi ‘po’? Sepse PKK-ja thotë ‘jo’. Sepse FETO thotë ‘jo’, ne themi ‘po’. Sepse HDP thotë ‘jo’ ne themi ‘po’, sqaroi Yildirim.
Ai i bëri thirrje popullit që t’i kushtojë vëmendje se kush thotë “jo” ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe sipas kësaj të marrë vendim. “Atyre që thonë ‘po’ separatizmit, atyre që thonë ‘po’ FETO-s, populli në muajin prill, në referendum do t’u mbajë leksion”, porositi Yildirim.