Dekreti nxiti protesta në tërë vendin, ndërsa presidenti Trump u përball me reagime të shumë liderëve politikë nga vendi dhe nga jashtë
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kritikuar gjykatësin federal i cili pezulloi zbatimin e ligjit lidhur me ndalesën për shtatë vendet muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump në rrjetin social Twitter ka kritikuar gjykatësin federal James Robert i cili është me detyrë në Seattle të rajonit të Washingtonit dhe të cilit i është drejtuar si “i ashtuquajtur gjykatës”.
“Ideja e të ashtuquajturit gjyqtar lidhur me pezullimin e vendimit është qesharak dhe kjo së shpejti do të tërhiqet”, ka theksuar Trump.
Trump në Twitter tha se edhe disa shtete nga Lindja e Mesme e mbështesin këtë vendim. Ai sërish tha se “Ata e dinë se lejimi i hyrjes së disa njerëzve është vdekje dhe shkatërrim”.
Në kohë të njëjtë Trump në një tweet tjetër theksoi se është problem i madh që një shtet, për sigurinë e tij, të mos mund të vendos në hyrjet dhe daljet të njerëzve.
Zhvillimet vijnë pasi presidenti amerikan Trump të premten e javës së kaluar dha vendimin për kufizimin e vizave për shtetasit nga shtatë vende, edhe atë Iraku, Siria, Irani, Libia, Jemeni dhe Somalia.
Vendimi në fjalë po ashtu pezullon në afat të pacaktuar pranimn e azilkërkuesve nga Siria.
Dekreti nxiti protesta në tërë vendin, ndërsa presidenti Trump u përball me reagime të shumë liderëve politikë nga vendi dhe nga jashtë.