3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shefave të PDK-së i refuzohen vizat amerikane

Më të lexuarat

Shefit dhe ish–shefit të grupit parlamentar të partisë me të madhe në vend, PDK-së i janë refuzuar vizat nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.

Shefi aktual i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti dhe ish – shefi i shefave, siç njihet nga afera “pronto”, Adem Grabovci nuk do të mund të shkojnë në “Lutjet e Mëngjesit” në Washington.

Këtë ‘privilegj’ ja ka pamundësuar Ambasada Amerikës në Prishtinë duke i refuzuar vizat. Kështu kanë bërë të ditur burime të portalit INFOKUSI brenda PDK-së.

Gjatë tërë ditës, redaksia ka bërë përpjekje t’i kontaktoj deputetin Pajaziti dhe Grabovci por ka qenë e pa mundur për shkak se nuk janë lajmëruar në telefon. Zenun Pajaziti nuk e ka hapur telefonin dhe nuk është përgjigjur as në mesazhe, ndërsa numri i Grabovcit gjatë gjithë kohës del se është i fikur.

Kurse, Ambasada Amerikane në Prishtinë nuk e ka pohuar e as mohuar këtë informatë. Në përgjigjen e Ambasadës thuhet se Ambasada nuk komenton lidhur me rastet individuale të vizave.

“Ambasada nuk komenton lidhur me rastet individuale të vizave për shkak të ligjeve tona të privatësisë së të dhënave”, thuhet në përgjigjen e dërguar për portalin INFOKUSI nga Ambasada Amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit