-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mrekullia matematikore e sures En-Nas

Më të lexuarat

Sureja En-nas është sureja e fundit e radhitur në Kur’an, respektivisht sureja e 114 e Kur’anit. Kjo është sureja me të cilën përmbyllet Kur’ani. Atëherë a ekziston ndonjë sekret që Kur’ani të përmbyllet me këtë sure që dëshmon se radhitja e Kur’anit është nga Allahu xh.sh., apo e tërë kjo është rastësi, siç ndoshta pretendon dikush. Kjo është sureja për të cilën Pejgamberi s.a.v.s. i kishte thënë Ibni Abasit: O Ibni Abbas, a nuk dëshiron të informoj për më të mirën me të cilën mbrohen mbrojtësit?  Tha: Po si jo o i Dërguari i Allahut! Pejgamberi a.s. tha: Kul eudhu birab-bil feleki dhe Kul eudhu birab-bin-nasi”.

Kjo sure e Kur’anit Fisnik, kryesisht na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli (Iblisi) dhe e keqja e tij. Mrekullia e kësaj sure përfitohet me numrin karakteristik që e përforcon Islami përmes Kur’anit Famëlartë e që është numri shtatë,  pra (shtatë qiej, shtatë toka, shtatë ditë, shtatë tavafe, etj. Ndoshta këtu fshehët sekreti se, gjatë haxhit, haxhiu e gjuan djallin shtatë herë me nga shtatë gurë që bëjnë gjithsej 49 gurë (7 x 7 = 49). Tani të shohim të vërtetën e numrit 49 përmes sures En-Nas, sure kjo që në aspektin tematik ka lidhje me gjuajtjen e gurëve në Mina, dhe atë përmes tri të vërtetave shkencore që bindshëm vërtetojnë se Kur’ani është fjalë e Allahut xh.sh..

E vërteta e parë.

Kjo sure sikur edhe suret tjera përbëhet prej shkronjave dhe quhet sureja En-Nas. Andaj nëse analizojmë përsëritjen e këtyre shkronjave në këtë sure do të shohim se këtu bëhet fjalë për mrekulli matematikore dhe shkencore. Ta marrim fjalën En-Nas, që është edhe emri i kësaj sure: Elifi ( ا ) që është shkronja e parë e kësaj sure, në këtë sure përsëritet 18 herë, kurse lami ( ل ) që është shkronja e dytë e emrit të kësaj sure përsëritet 12 herë,  shkronja Nun ( ن ) si shkronja e tretë e emrit të kësaj sure, përsëritet në këtë sure 9 herë, kurse shkronja siin ( س ) si shkronja e fundit e emrit të kësaj sure përsëritet 10 herë. Në fund pra numri i këtyre shkronjave të përmendura në këtë sure është 49 herë ( 18 + 12 + 9 + 10 = 49). Tani na bëhet i qartë roli i numrit se pse 49 herë e gjuajmë shejtanin me 49 gurë duke qenë në Haxh, ku po aq herë përmes kësaj sure Allahu xh.sh. na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli.

E vërteta e dytë:

Nëse bëjmë një analizë sures së parë të radhitur në Kur’an, me të cilën fillon Kur’ani, e që është sure El Fatiha, gjejmë se lidhshmëria mes sures së parë El Fatiha dhe sures së fundit En-Nas është e çuditshme. Meqë sureja En-Nas është sure ku Allahu xh.sh. na mëson se di duhet të mbrohemi nga djalli dhe të ligat e tij, sureja El Fatiha ka zbritur që të na informojë se kush është Allahu xh.sh. dhe si duhet falënderuar At, për mëshirën e Tij, si duhet adhuruar At dhe se vetëm prej tij duhet kërkuar ndihmën . Nëse hulumtojmë në shprehjen “All-llah” brenda sures El fatiha, gjejmë se shkronjat e kësaj shprehje përsëriten gjithashtu 49 herë. Ja si shkoqitet kjo, Elifi ( ا )  që është shkronja e parë e fjalës All-llah, përsëritet në këtë sure 22 herë, shkronja Lam ( ل )  si shkronja e dytë e fjalës All-llah poashtu përsëritet në këtë sure 22 herë, kurse shkronja Ha, ( هـ ) përsëritet 5 herë, e gjithsejtë bëjnë 49 herë (22 + 22 + 4 = 49).

E vërteta e tretë

Deri tani pamë mrekullinë në shkronja, por a mund të ketë mrekulli edhe në fjalë mes këtyre dy sureve. Nëse e lexojmë suren El fatiha si sureja e parë në Kur’an, vërejmë se përbëhet prej 29 fjalëve, kurse kur lexojmë suren En-Nas si sureja e fundit në Kur’an gjejmë se përbëhet prej 20 fjalëve, që gjithsej bëjnë 49 fjalë. Këtu na bëhet e qartë se pse dijetarët islam Bismillahin nuk e konsideruan si ajet i sures El Fatiha.

Subhanall-llahi, velhamdulil-lahi ve lailahe il-lall-llahu vall-llahu ekber.

Jusuf Zimeri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit