2.8 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

MOLLIQAJ I PËRMEND BUZHALËS BABËN, KY ATIJ NËNËN

Më të lexuarat

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë në emisionin Rubikon të KTV-së, midis deputetit të PDK-së, Berat Buzhala, dhe sekretarit organizativ të Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, gjatë një debati për skandalin e përgjimeve.

Ata kanë akuzuar njëri- tjetrin rëndë, duke e shndërruar debatin edhe në ofendime personale. Derisa Molliqaj i Vetëvendosjes ka thënë se dosjet për krime lufte të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt janë përgatitur nga, tashti inkuadruar në PDK, Kadri Veseli, Buzhala e ka akuzuar Molliqajn për njollosje të luftës së UÇK-së.

Të ftuar në emision Rubikon të KTV-së, deputeti i PDK-së, Berat Buzhala dhe sekretari organizativ i Vetëvendosjes, janë zënë keq me akuza kundër njëri- tjetrit.

Derisa Molliqaj i Vetëvendosjes ka folur me bindje të plotë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë gjykuar për krime lufte në Hagë me dosje të ish-shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Buzhala ka akuzuar këtë të fundit për njollosje të luftës së UÇK-së.

Molliqaj ka akuzuar Buzhalën se ai haptas ka qenë kundër UÇK-së, derisa për të argumentuar këtë ka thënë se për shkak të aktiviteteve të dyshimta babai i Buzhalës ishte rrëmbyer nga UÇK-ja.

Kjo deklaratë e tij ka bërë që Buzhala të “nxehet”, duke i thënë atij se po i ndihmon prokurorit serb, Bruno Vekaric, për të ngritur akuza kundër UÇK-së.

“Pyete fshatin tim për këtë. Ju duke folur kështu, njerëzit po shkojnë në Hagë”, është përgjigjur Buzhala.

“Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, dosjen në Hagë ua ka dërguar Kadri Veseli”, ia ka kthyer Molliqaj.

“Mua më është vrarë gjyshi e gjyshja në luftë. Ndërsa Glauk Konjfca i ka humbur vetëm pulat. E, Visar Ymeri ka kërcyer me këngë të Goran Bregovicit dhe ka flirtuar me motrat serbe”, ka thënë Buzhala.

“Nëna ime iu ka bërë bukë UÇK-së, e jotja nashta serbëve”, i ka thënë Buzhala Molliqajt.

“Shuj, shuj, se krejt e dimë kush je ti”, ia ka kthyer më tutje Molliqaj.

Debati ishte thirrur për të diskutuar skandalin e përgjimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilin anëtari i ri i PDK-së, Berat Buzhala, e konsideron komunikim normal.

Buzhala nuk e ka mohuar mundësinë se këto CD të kenë dalë si pasojë e mosstabilitetit në parti, nga anëtarë të PDK-së.

Megjithëse nuk e ka marrë guximin të komentonte shumë rreth reagimit të Qeverisë, e cila fillimisht përgjimet i ka quajtur shantazh, për t’u përgënjeshtruar vetëm pak minuta më pas nga misioni i EULEX-it, i cili ka pranuar se i kishte kryer vete këto përgjime.

Nga ana tjetër Molliqaj, duke komentuar gjuhën e Thaçit, Grabovcit dhe Lushtakut ka thënë se më ketë vetëm se është konfirmuar fakti se janë një bandë e njerëzve kriminalë, që po udhëheq shtetin.

Molliqaj ka thënë se Qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe ka kërkuar shikimin e CD-ve të tjera.

Ndërkohë, avokati Arianit Koci ka thënë se problemi buron nga EULEX-i, i cili nuk e ka menaxhuar mirë procesin e hetimeve.

Duke iu referuar burimeve të sigurta, Koci ka thënë se EULEX-i është duke hetuar publikimin e përgjimeve dhe se këto hetime shumë shpejt do të sjellin rezultate.

Ndërkohë kryeredaktori i “Kohës ditore”, Agron Bajrami, duke përmendur skandalet e Qeverisë ka thënë se kjo e fundit nuk e ka luksin për skandale të reja.

Sipas tij kjo ka ndikuar dukshëm që të bie besimi në institucione.

Bajrami ka thënë se politikanët edhe në komunikime private duhet të përdorin një gjuhë më të kujdesshme.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit