5.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Bien shitjet e HTC-së

Më të lexuarat

Shitjet e prodhuesit të njohur tajvanez të telefonave të mençur, HTC, për muajin nëntor ishin rreth 21.23 miliardë dollar tajvanez ose 732 milionë dollarë amerikan, apo 31,4 për qind më të ulëta se sa në muajin e njëjtë të një viti më parë, thuhet në njoftimin e kompanisë të enjten.
Krahasuar me një vit më parë, shitjet kanë rënë ndjeshëm pasi që në nëntor të 2011-tës, HTC kishte grumbulluar 30.94 miliardë dollarë tajvanez.

Edhe përkundër lansimin të disa modeleve të reja dhe të avancuara të telefonave të mençur, si HTC One X dhe HTC One X+, kompania nuk po arrin të këndellet, ndërsa mosuksesi i saj i atribuohet rritjes së Samsung.

Përveç rënies së të hyrave për këtë periudhë, HTC nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në njoftimin e saj zyrtar. / Telegrafi /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit