4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Maqedoni, po ashpërsohet fjalori nacionalist

Më të lexuarat

Partitë politike në Maqedoni po ashpërsojnë fjalorin nacionalist, ndërsa kjo vjen si pasojë e zgjedhjeve lokale të marsit 2013.

Gazeta “Dnevnik” ka shkruar sot mbi këtë temë, duke bërë thirrje që për uljen e tensioneve politike dhe fjalorit nacionalist, është i domosdoshëm një takim i liderëve politik.

Tensionet dhe deklaratat nacionaliste pasuan pas festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë, të cilat nxiten edhe tensione ndëretnike.

Ish-veterani politik shqiptar dhe analisti, Ismet Ramadani thekson se retorika nacionaliste e politikanëve mund të ndikojë negativisht dhe qytetarët të marrin porosi të gabuara, që mund të jenë me pasoja në planin ndëretnik. “Në asnjë rast nuk do të duhet të lejohet rrezikimi i tensioneve ndëretnike dhe ndërpartiake dhe kjo të shfrytëzohet për qëllime zgjedhore”, theksoi Ramadani, duke kërkuar nevojën e një takimi të liderëve të partive kryesore në Maqedoni, pasi që një kohë të gjatë nuk ka pasur takime të këtij niveli, për të ulur tensionet politike dhe ndëretnike. Zhvillimet e fundit politike me tone nacionaliste po nxisin edhe tensionet ndëretnike, që ditëve të fundit u regjistruan me disa incidente. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit