-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

3 shqiptarë kapen në Bergamo me 520 kg hashash me vlerë 5 mln euro

Më të lexuarat

Policia italiane ka arritur të zbulojë dhe sekuestrojë ne Bergamo plot 520 kg kanabis sativa, si dhe të vërë në pranga 3 trafikantë shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, në pranga kanë rënë shqiptarët L.A, 39 vjeç, P.A, 33 vjeç dhe M.F, 28 vjeç.

Droga mësohet se ishte fshehur në dy makina të vogla dhe një furgon të cilat drejtoheshin nga shqiptarët e arrestuar. Sipas mediave vendase, vlera e lëndës narkotike në tregun me pakicë arrin vlerën prej rreth 5 milion euro, ndërsa kishte si synim tregun e brendshëm.

Dy makinat e vogla ishin në fillim, ndërsa furgoni i shoqëronte. Policia ndërmori aksionin, pasi vuri re lëvizjet e dyshimta të shqiptarëve, ndërsa ka ndërhyrë kur shqiptaret parkuan dhe u futën në një ambient publik.

Pas kontrollit, Guardia Di Finanza gjeti të fshehur brenda në njërën prej makinave dhe në furgon 520 kilogram marijuanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit