9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rrëfimi i oficerit që ndau Mitrovicën

Më të lexuarat

Komandanti i forcave speciale franceze, të cilat kishin hyrë në Kosovë me forcat e NATO-së në qershor të vitit 1999, Zhak Hogar dhe që ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999, ka vazhduar me zbulimin e “sekreteve” të tjera gjatë misionit të tij në Kosovë.

Ai, duke dalë në mbrojtje të serbëve, ka fajësuar aleatët e Francës për bombardimet e caqeve serbe dhe ndërhyrjen e misionit paqeruajtës ndërkombëtar duke thënë se Franca ishte në anën e serbëve.
Njeriu që, sipas dëshmisë personale, e ka ndarë Kosovën dhe që ka publikuar një libër në Beograd me titull “Evropa vdiq në Prishtinë“, thotë se e kishte kuptuar se “gjatë tërë kohës ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë nën kontrollin e shërbimeve ushtarake të Britanisë dhe Gjermanisë, gjatë operacioneve të ndryshme të sulmeve mbi kolonat e serbëve që po iknin dhe mbi objektet serbe, pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s”.
“Britanikët ishin në bashkëpunim të ngushtë me UÇK-në.

Ushtarët e njësitit 20 të SAS, faktikisht ishin të angazhuar në anën e UÇK-së. Ata u kanë ofruar ndihmë logjistike dhe i kanë stërvitur. Këtë e kam zbuluar në raste konkrete në terren”, rrëfen Zhak Hogar.
“Kur pjesëtarët e UÇK-së e sulmuan nga një pritë kolonën me serbët që po iknin, e ly sulm u krye me përkrahjen e britanikëve, e kam thirrur një brigadë serbe që po tërhiqej që të kthehej dhe të ndalte agresionin e shqiptarëve, gjë që edhe e bënë. Kur civilët serbë ikën nga Peja, edhe ata u sulmuan nga ushtarët shqiptarë. E kam ngritur një helikopter, i cili nga ajri me rafale i ka shpërndarë ata.

Pak minuta pas aksionit më ka thirrur gjenerali britanik Mejson dhe më ka pyetur se si është e mundur që të jetë shtënë në ushtarët e tij. I jam përgjigjur: ‘Nuk po mund ta besoj se ushtarët tuaj të njësitit special bashkë me ata banditë që po gjuajnë në civilët serbë’. Mejson heshti”, ka thënë Hogar për revistën serbe Ndeljnik, i cili do të mbahet mend si oficeri që ka krijuar vijën ndarëse mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Hogar thtë se si fëmijë nga një familje oficerësh është rritur më rrëfime për heroizmat nga Fronti i Selanikut, ku kishte rënë gjyshi i tij, dhe se gjithmonë e kishin mësuar se Serbia është mik i madh i popullit francez. Prandaj, tregon se para se të shkonte në misionin e NATO-s në vitin 1998, kishte dilemë nëse duhej të mënjanonte detyrën në të cilën do të mund të kishte përballë ushtrinë serbe.
“Kam shkuar që për misionin në Kosovë të bisedoj më babanë tim, sepse gjyshi tashmë ishte i vdekur. Babai im ishte gjeneral në pension dhe po vdiste nga kanceri. Ai më tha: ‘Nëse shkon atje, mos u bëj shumë i ashpër ndaj serbëve’. Më ka thënë edhe: ‘Nuk guxojmë ta vëmë në pikëpyetje të ardhmen, duke harruar të kaluarën tonë’”, ka thënë Hogar.
Ai më tej ka rrëfyer se si në karrierën e tij ushtarake do të mbahet mend mbrojtja e Manastirit të Deviqt, për çka ishte dekoruar nga Kisha Ortodokse Serbe më dekoratën “Sveti Sava”./kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit