9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

A ka gisht “Gjarpri” në arrestimin e Haradinajt

Më të lexuarat

Vëllai i Ramush Haradinajt, Duati e ka ndërlidh shkuarjen e Presidenti të Kosovës në SHBA me arrestimet që i kanë ndodhur liderit të AAK’së.

Sipas Dautit, Thaçi gjithmonë po shkon në Amerikë kur po arrestohet ose gjykohet Ramush Haradinaj. Ai ka pyetur se mos po flet diçka një përsëritje e tillë.
Ramush Haradinaj i kishte prishur raportet me Hashim Thaçin, kur në dhjetor të vitit 2004, u bë Kryeministër në një koalicion me LDK’në. Në atë kohë, Thaçi edhe kishte paralajmëruar ndërkombëtarët për mundësinë e trazirave pse kishte mbetur jashtë pushtetit.

Mirëpo, qëndrimi i Haradinajt në krye të Qeverisë zgjati vetëm 100 ditë, kur ai u detyrua të shkonte në Hagë, për t’u përballur me akuza për krime lufte. Haradinaj, edhe zyrtarët e AAK’së shpeshherë, për gjykimin e parë dhe rigjykimin në Hagë e kishin lënë fajtor PDK’në dhe Hashim Thaçin.

Dyshimet se ende Hashim Thaçi qëndron prapa arrestimit të Ramush Haradinajt e ka shfaqur përsëri vëllai i tij, Dauti.

Madje, ai ka marrë shembullin e rigjykimit të Haradinajt në Hagë, në vitin 2010, kur edhe në atë kohë Thaçi kishte shkuar në Amerikë.

“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë.A mos po na thotë diçka prap?”, ka pyetur Haradinajt, pa e sqaruar më shumë pyetjen e tij.

Presidenti Thaçi pa kurrfarë paralajmërimi është lajmëruar nga SHBA duke treguar përmes FB se do të qëndrojnë disa ditë atje për takime me udhëheqësit amerikanë.

“Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Sidoqoftë, deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj e ka përmendur edhe njeriun kryesor që ka ndikuar në themelimin e Gjykatës Speciale, Dicka Marty, i cili përmend Hashim Thaçin si njeriun kryesor të krimeve në kohën e luftës dhe të pasluftës.

Duati ka thënë se Thaçi s’bën ta harrojë darkën kur e kishin parë Dick Matyn, duke qëndruar në një restaurant në Prishtinë. As këtë fakt, vëllai i Haradianjt nuk e ka sqaruar deri në fund.

“Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro? Çka të duash bëjë, por e vërteta ëshë e vërtetë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Sidoqoftë, raportet mes Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt ishin normalizuar kur lideri i AAK’së u rikthye në Kosovë, në maj të vitit 2012. Në atë kohë, Thaçi kishte organizuar pritje Haradinajt, i cili nisi betejën e dështuar për t’u bërë Kryeministër në një koalicion me PDK’në.

Pas dështimit për t’u bërë Shef i Qeverisë, Haradinaj sërish filloi t’i bëjë opozitë shumë më të kujdesshme Thaçit dhe PDK’së. Madje, edhe tash, kur PDK është në Qeveri, AAK vazhdimisht merret vetëm me pjesën e LDK’së në Ekzekutiv.

Në krejt këtë situatë, Daut Haradinaj thotë se Thaçi s’duhet të harrojë se Presidenti nuk është Kosova.

“Kosova është më e madhe se ti (Hashim Thaçi)”, ka shkruara Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit