9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ngritja e partive populiste i riformon politikat perëndimore

Më të lexuarat

Në gjithë botën perëndimore, një valë e partive populiste ose e atyre me ndjenjë kundër establishmentit, po e sfidon rendin politik të ndërtuar në idenë se kufijtë e hapur dhe tregtia e hapur janë gjëra kryesore për prosperitet. Gjatë 12 muajve të fundit kjo është parë shumë herë.

Brexit, Trump, nacionalistët

Në Britani, votuesit vendosën për dalje nga Bashkimi Evropian, pavarësisht vërejtjeve të ashpra për pasoja politike dhe ekonomike. Tash u mbetet zyrtarëve të hutuar të Mbretërisë së Bashkuar që të zhvillojnë negociata për daljen e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian.

Në Shtetet e Bashkuara votuesit e zgjodhën biznesmenin e pasur, Donald Trump, për president. Nga aspekti politik ai nuk konsiderohej favorit në garën presidenciale.

Gjatë fushatës ai ka shprehur përkushtim për ndërtim të “murit të madh” në kufirin me Meksikën, ndaljen e myslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, dhe anulimin e marrëveshjeve kryesore të tregtisë së lirë.

Prej zhvillimeve të vitit 2016 në kontinentin evropian, qeveria nacionaliste u krijua në Poloni, qeveria pro Bashkimit Evropian ka rënë në Itali, ndërsa në Austri për pak është evituar zgjedhja e shefit të shtetit i krahut të djathtë ekstrem politik, që do të ndodhte për të parën herë në historinë e Bashkimit Evropian.

Analistët, ende pa emërtim të fenomenit të ri

Këto zhvillime vlerësohet se janë pjesë e fenomenit që analistët politikë ende nuk po mund ta emërtojnë.

Ngritja e krahut të djathtë, rritja e populizmit, forcimi i partive anti-establishment, të gjitha këto duhet ta klasifikojnë ndryshimin, që jo vetëm se shumë parti kryesore i ka zënë në befasi, por mundet që në mënyrë dramatike t’i riformojë politikat perëndimore në fushën sociale dhe ekonomike.

Michael Cullinane, është profesor i Historisë amerikane në Universitetin Northumbria në Britani. Lidhur me ecuritë politike gjatë vitit 2016, ai thotë:

“Për mua ende nuk është e qartë se shumica e popullit e mbështet tërheqjen e kufijve të hapur dhe tregtisë së hapur, por ajo që e kemi këtu është publiku i ndarë, një pjesë e tij ndjen se këto politika të globalizimit ose çështjet për imigrim, nuk kanë funksionuar në favor të tyre dhe atë e protestojnë në vendvotime”.

Një varg i zgjedhjeve në Itali, Francë, Gjermani dhe Holandë, gjatë vitit 2017, do të jenë arenë e betejave ku atmosfera ani-establishment do të testohet më tej, duke e rritur mundësinë që BE-ja të ndahet edhe përtej Brexit-it, derisa shumë parti populliste e konsiderojnë Brukselin si kërcënim për interesat dhe identitetin e vendeve të tyre.

Në grupin e partive anti-establishmend radhiten prej Frontit Kombëtar të lideres Marine Le Pen në Francë, që është parti e krahut të djathtë, e deri tek Alternativa për Gjermaninë, që është parti nacionaliste në Gjermani. Por, nuk duhet harruar as partitë e krahut të majtë, siç është Podemos në Spanjë dhe Syriza në Greqi.

Tash në shumë kryeqytete perëndimore shtrohet pyetja se si këto parti do të përpiqen t’i riformatizojnë shoqëritë e tyre.

Rrezikim i Bashkimit Evropian

Shumë analistë konsiderojnë se Bashkimi Evropian është i rrezikuar veçanërisht në Itali, Francë, Holandë dhe Gjermani, ku ka ndjenja të fuqishme anti-Bruksel, ndërsa në vitin 2017, në këto vende mbahen zgjedhjet.

Analisti Marko Incerti, nga Qendra për studime të politikave evropiane me seli në Bruksel, thotë se është e paqartë e ardhmja e Bashkimit Evropian.

“Do të jenë të rrezikshme disa vite të ardhshme për Bashkimin Evropian, ashtu siç e njohim ne. Çështja kryesore do të jetë nëse disa shtete do të ndryshojnë në drejtim të caktuar, që do të thoshte përfundim i BE-së, ose këto vende vetëm do të tërhiqen nga BE-ja, e cila do të mund të mbijetonte në një formë tjetër ose me grupim më të vogël”, thotë Marko Incerti.

Çfarë drejtimi merr administrata Trump?

Në Shtetet e Bashkuara, ende mbetet të shihet se çfarë drejtimi do të marrë administrata republikane Trump, nën sloganin mobilizues “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, pas 20 janarit, kur Donald Trump vendoset në Shtëpinë e Bardhë.

“Është shumë vështirë të parashihet se si do të sillet Trump dhe nëse ai aktualisht do t’i shtyjë përpara të gjitha gjërat që i ka thënë gjatë fushatës së tij. Kjo është shumë e ndërlidhur me të, me personalitetin e tij, e më pak me një ideologji”, thotë Rosa Balfour, nga Fondi Gjerman Marshall me seli në Bruksel.

Shumë analistë konsiderojnë se rritja e shpejtë e partive populiste pjesërisht është prodhim i ripërtëritjes së ngad

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit