Të paktën 14 vetë humbën jetën dhe 7 të tjerë u lënduan si pasojë e rënies së zjarrit në një punishte invalidësh në qytetin e Titisee-Neustadt (Bundesland-i i Baden-Württemberg). Gjithsej në këtë punishte punonin rreth 120 persona me aftësi të kufizuara.
Sipas të dhënave të policisë, në një nga depot e ndërtesës ka gjasa të ketë ndodhur një shpërthim. Ndërmarrja merrej me përpunimin e lëndës drusore.