5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Shërbimi Sekret amerikan me rregulla të reja

Më të lexuarat

Shërbimi Sekret amerikan ka forcuar rregullat për stafin në përpjekje për të ndaluar çdo ripërsëritje të skandalit seksual në Kolumbi.

Agjentëve që udhëtojnë jashtë shtetit do t’u ndalohet të pinë në detyrë, të vizitojnë qëndrat me reputacion të keq dhe të sjellin të huaj në dhomat e hotelit.

“Konsideroni sjelljen tuaj nëpërmjet këndvështrimit të disa javëve të fundit”, i tha stafit, Drejtori Mark Sullivan.

Agjencia do të mbajë gjithashtu seanca të etikës për personelin duke tentuar të bëjë përpara që nga episodi i Kartagjenës.

Dymbëdhjetë agjentë të Shërbimit Sekret dhe disa oficerë të Ushtrisë Amerikane, u implikuan në një natë seksi dhe dehjeje në qytetin-port kolumbian, Kartagjenë, përpara vizitës së presidentit Barak Obama për një takim rajonal në fillim të këtij muaji.

Të 12 anëtarët e stafit tashmë kanë dhënë dorëheqjen ose janë duke u përballur me masat disiplinore./koha/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit