0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dështon për këtë vit restaurimi i Xhamisë së Jashar Pashës

Më të lexuarat

Restaurimi i Xhamisë së Jashar Pashës nuk do të mund të nisë këtë vit. Ndonëse Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA kishte premtuar në verë se shpejt do të kryejë projektin për restaurimin e njërës prej xhamive më të vjetra në kryeqytetin e Kosovës, këtë e ka bërë tek tash.

Projekti pritet të dorëzohet në Komisionin për Trashëgimi Kulturore, ku duhet të marrë dritën e gjelbër, për të kaluar më pas tek ministri i Kulturës që bazuar në vlerësimin e Komisionit jep lejen për ndërhyrje në objektin që e ka nën mbrojtje ligjore. Ajo çfarë TIKA synon të bëjë këtë vit është së paku përzgjedhja e punëkryerësit në bazë të tenderit. Bashkësia Islame e Kosovës, që konsiderohet pronare e Xhamisë, ka alarmuar për gjendjen e objektit të kultit islam.

Bahri Sejdiu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë, ka thënë se nuk pret që punët për restaurimin e xhamisë së Jashar Pashës të nisin para pranverës së 2013-s.

“Ende nuk janë kryer të gjitha procedurat”, ka thënë Sejdiu, teksa ka theksuar se Xhamia është e rrezikuar.

“Ajo është shumë e rrezikuar, është e çarë, i hyn uji. Qe dy herë ia kemi bërë vërejtjen TIKA-s që të intervenohet sa më shpejt në këtë xhami. Edhe Ministria është e informuar për këtë gjendje”, ka thënë Sejdiu./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit