-0.3 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Nishani për sulmet terroriste: Shqipëria solidarizohet me Turqinë

Më të lexuarat

Nishani: Për të kapërcyer pasojat e tentativës së puçit që dëshironte të rrënonte institucionet dhe qeverinë turke të ardhur në kryer me rrugë demokratike, presidentit të nderuar i kemi shprehur solidarizimin”

ANKARA (AA) – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke shprehur kënaqësinë që shqiptarët në Turqi duke ruajtur traditat dhe kulturat janë individë të respektuar në vend, tha se “Komuniteti shqiptar në Turqi është një urë e miqësisë mes dy popujve dhe dy vendeve. Shqiptarët do të jenë gjithmonë një element nxitës për të bërë marrëdhëniet edhe më dinamike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se në bisedimet me Presidentin Erdoğan kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe paqes, Nishani ka theksuar se vendi i tij është në solidarizim me Turqinë përballë sulmeve terroriste në Stamboll dhe në qytete të tjerë të Turqisë, si dhe ka shprehur ngushëllimet për dëshmorët e rënë.

Ndërsa në lidhje me vrasjen si pasojë e një sulmi të armatosur të ambasadorit rus Andrey Karlov në Ankara, Nishani është shprehur “Me të vërtetë ishte një akt i tmerrshëm. Shqipëria këtë e dënon ashpër dhe iu shpreh ngushëllimet autoriteteve të Rusisë.”

Presidenti Nishani ndër të tjera pasi ka theksuar se dënojnë tentativën për grusht shteti më 15 korrik të organizatës terroriste FETÖ ka theksuar se “Për të kapërcyer pasojat e tentativës së puçit që dëshironte të rrënonte institucionet dhe qeverinë turke të ardhur në kryer me rrugë demokratike, presidentit të nderuar i kemi shprehur solidarizimin.”

Marrëdhëniet dypalëshe

Duke theksuar se kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, Nishani ka shtuar se “Miqësia dhe vëllazëria, miqësia historike dhe tradicionale mes dy vendeve është në nivel të shpëlqyer. Jemi takuar me të nderuarin Erdoğan për të zhvilluar këtë vullnet të përbashkët, për të zhvilluar bashkëpunimin strategjik si dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë tregtar dhe ekonomik.”

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen në potencialin e bashkëpunimit mes dy vendeve Nishani tha se “Duhet të bëjmë edhe shumë gjëra që të vërejmë më shumë investimet turke në Shqipëri. Presim kryesisht që të kryhen investime në fushat e energjisë, logjistikës dhe në fushat e tjera.”

Pasi ka vënë në dukje bashkëpunimin e Turqisë dhe të Shqipërisë në NATO dhe në çështjet e luftës kundër terrorizmit, Nishani ka theksuar se mes dy vendeve duhet të rritet partneriteti në fushën e sigurisë dhe ai në fushën e inteligjencës.

“Do të vazhdojë bashkëpunimi për forcimin e shtetit të ri Kosovës dhe për çështjen e njohjes së pavarësisë së saj nga shtetet e tjera”, është shprehur Nishani, duke vënë në dukje se paqja dhe stabiliteti në Ballkan është shumë i rëndësishëm.

Shqiptarët në Turqi

Nishani duke vënë në dukje se shqiptarët në Turqi janë integruar në vend dhe se ofrojnë kontribut për vendin ku jetojnë tha se “Brezat e rinj si individë të respektuar të këtij vendi në të njëjtën kohë kanë mbartur origjinën e tyre dhe kulturën kombëtare. Komuniteti shqiptar në Turqi është një urë e miqësisë mes dy popujve dhe dy vendeve. Do të jenë gjithmonë një element nxitës për të bërë marrëdhëniet edhe më dinamike. Shpreh falënderimet e mia për autoritetet turke dhe kryesisht për Presidentin Erdoğan, pasi qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Turqi prezantojnë origjinën dhe traditat e tyre. Na jep kënaqësi edhe neve fakti që shqiptarët e ardhur në Turqi janë individë të respektuar”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit