Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projektligjin i cili parashikon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ende vazhdon në vend deri më 15 korrik
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projektligjin i cili parashikon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ende vazhdon në vend deri më 15 korrik duke e përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas diskutimeve të gjata në Asamblenë Kombëtare të Francës, seanca e cilës filloi mbrëmë dhe zgjati deri në orët e vona u votua projektligji i qeverisë në lidhje me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Vendimi për zgjatjen e gendjes së jashtëzakonshme mori 32 vota ‘Jo’ dhe 288 ‘Po’. Në votim 5 deputetë abstenuan.
Kështu që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur më 13 nëntor 2015 pas sulmit në Paris ku humbën jetën 130 persona dhe sulmin e mori përsipër organizata terroriste DEASH, u zgjat për të pestën herë.