-3.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Siri, regjimi vazhdon shkeljen e armëpushimit në lindje të Halepit

Më të lexuarat

Forcat e regjimit dhe milicët shiit nën komandën e Iranit sot shkelën armëpushimin duke qëlluar me armë të rënda rajonin nën kontrollin e opozitarëve

Ushtria e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe milicët shiit nën komandën e Iranit që shkelën armëpushimin në rajonin lindor të Halepit në Siri po ndërmarrin sulme të ashpra për të marrë nën kontroll edhe pjesën e mbetur nën kontrollin e opozitarëve. Në sulmet të cilat vazhdojnë që prej 3 orëve janë plagosur më shumë se 40 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditën e djeshme rreth orës 19.00 me ndërmejtësimin e Turqisë u arrit një armëspushim mes forcave të regjimin nën udhëheqjen e Rusisë dhe grupeve të armatosura opozitare në lindje të Halepit.

Por, forcat e regjimit dhe milicët shiit nën komandën e Iranit sot shkelën armëpushimin duke qëlluar me armë të rënda rajonin nën kontrollin e opozitarëve.

Koordinatori ushtarak i grupeve opozitare në veri të Sirisë, Abdulmunim Zijnettin, në një audio-zëri të dërguar gazetarit të AA-së tha se forcat e regjimit dhe mbështetësit e tij po përpiqen të hyjnë në territorin prej 6 kilometra katrorë të mbetur nën kontrollin e opozitarëve.

“Irani duke refuzuar këtë dakordësim nuk ka lejuar daljet. Irani ka pretenduar disa kushte në interes të tij. Aktualisht forcat e regjimit po përpiqen të përparojnë në disa rajone. Milicët iranianë duke qëlluar me artileri të topave kanë injoruar marrëveshjen e arritur me Rusinë. Forcave të rezistencës u ka mbetur vetëm alternativa që të mbrojnë veten e tyre. Ne do të luftojmë kundër këtyre milicëve ose deri në fitore ose deri në vdekje”, tha në fjalën e tij Zijnettin.

Një prej komandantëve të Ushtrisë së Lirë Siriane, Muhammed Shejh në një deklaratë për gazetarin e AA-së në rajonin në rrethim ka njoftuar se forcat e regjimit pasi shkelën armëpushimin duke qëlluar me artileri topash, avionët e regjimit kanë nisur bombardimet.

“Ka më shumë se 40 të plagosur”

Ndërsa drejtori i Mbrojtjes civile në Halep, Nexhip Ensari tha se “Pas dakordësimit të armëpushimit dhe të evakuimit të plagosurit kanë mbërritur deri në pikat e daljes por këto pika ishin të mbyllura. Deri tani asnjë i plagosur nuk ka dalur. Aktualisht sulmet janë shumë të ashpra dhe vazhdojnë me çdo lloj arme të rëndë. Si pasojë ka mbi 40 të plagosur”.

Autoritetet turke dhe ato ruse në bisedimet që do të zhvillohen ditën e sotme do të diskutojnë për vënien në veprim të dakordësimit i cili parashikon zbatimin e armëpushimit dhe evakuimin e civilëve dhe të opozitarëve.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në lidhje me shkeljen e armëpushimit ka theksuar se “Tani e shohim se regjimi dhe disa grupe përpiqen të pengojnë këtë” dhe ka shtuar më tej se sot do të bisedojë me homologët iranianë dhe rusë për të rimundësuar sërish që palët të respektojnë armëpushimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit