Itifaku (“Besa”) iu thotë shqiptarëve si nën zë se nuk ka rëndësi çka mendon Perëndimi se tash do t’ i rregullojmë punët me ndihmën e Turqisë. Çka do të bëjë Itifaku (“Besa”) nëse do të dalë partia e parë shqiptarë në zgjedhje, do të qeverisë me partinë fituese maqedone? Dhe si do t’ i detyrojë qeveritë maqedone të bëjnë çka nuk kanë dashur ta bëjnë më herët për shqiptarët? Itifaku (“Besa”) iu flet shqiptarëve të Maqedonisë a tha se e ka pas vetes Armatën e Turqisë! Domethënë çohen deputetët e Itifakut (“Besës”) nesër në Kuvendin e Maqedonisë, bëjnë kërkesa dhe nëse nuk iu përmbushen kërcet gishtat lideri i Itifakut dhe Erdogani urdhëron që Hava Kuvvetleri (aviacioni ushtarak turk) të fluturojë mbi Shkup. E pra, Turqia nuk ka kurrfarë mjeti të mundshëm për t’ u përdorur që t’ i bëjë presion Maqedonisë për të ndryshuar politikën ndaj shqiptarëve.
Kastriot Myftaraj