-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Foreign Policy: Të gjithë jemi bashkëfajtorë për therrtoren në Siri

Më të lexuarat

“Nëse nuk i braktisni këto zona urgjentisht, do t’ju asgjësojmë. … Ju e dini se gjithë bota ka hequr dorë nga ju. Ata ju kanë lënë vetëm që të përballeni me fundin tuaj, dhe askush nuk do të ju ofrojë ndonjë ndihmë”

Këto fjalë trishtuese vijnë nga broshurat e rëna mbi zonën e rrethuar të Halepit nga avionët sirianë dhe rusë, para sulmit të fundit të përgjakshëm në qytet.

Por paralajmërimet ishin atje, dhe jo vetëm në formën e broshurave. Pas pesë vitesh luftë, bota nuk mund të pretendojë se nuk ka pasur informacion në lidhje me nevojën e madhe të sirianëve, ose nuk kanë pasur mundësi mundësi për të reaguar.

Halepi Lindor tashmë është epiqendra e konfliktit sirian, e detyruar të përjetojë valë pas vale bombardime të egra që po shndërrojnë në një grumbull betoni copëtuar dhe pluhuri. Me avancimin e fundit të forcave pro-qeveritare për të marrë nën kontroll zonën, konflikti është bërë më i ashpër dhe i përgjakshëm se kurrë më parë. Brenda disa ditësh, forcat siriane qeveritare kanë gllabëruar territore të reja të mbajtura nga grupet opozitare të armatosura, përfshirë rrethet e Jabal Badro dhe Masaken Hanano, ku jetojnë të paktën 100 familje. Që nga 25 nëntori, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka raportuar se 25,000 njerëz kanë ikur nga zona e rrethuar.

Disa nga banorët e rrethuar të zonës kanë hequr dorë nga të gjitha shpresat për ndonjë ndërhyrje ndërkombëtar që do t’u jepte fund vuajtjeve të tyre. “Nuk ka vend për të ikur ose për t’u fshehur”, thotë një Nizari, një banor i atyshëm. Para sulmit të fundit, në pritje të rinisjes së bombardimeve, një tjetër banore, Um Mohamed, thotë se ajo ndjen se është vetëm një çështje kohe para se të përjetojnë ferrin përsëri.”

Me mospërfillje të pashpirt për jetën e civilëve dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare, forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre rusë kanë sulmuar me një fuqi një zjarri masiv, duke shkaktuar vuajtje njerëzore që kanë arritur kulmin, shkatërrim të infrastrukturës civile dhe imponimin e një rrethimi urie me përmasa çnjerëzore.

Ndërtesa banimi, spitale, klinika mjekësore dhe shkolla kanë qenë në shënjestër gjatë sulmeve, ku janë përdorur bomba dhe municione thërrmuese të ndaluara ndërkombëtarisht, që në shumë raste arrijnë nivelin e krimeve të luftës. Kërcënimi nga sulmet ajrore është aq intensiv sa që ka detyruar banorët e Halepit të fshihen në një labirinthe nëntokësore shtëpish.

Shumë spitale në Halep kanë qenë në shënjestër që gjatë vitit të kaluar, përfshirë atë të fundit, spitalin për fëmijë në lagjen al-Shaar javën e kaluar. Në mars, Amnesty International dokumentoi se si shërbimet mjekësore në zonat e opozitës të mbajtur rreth Halepit kanë qenë në shënjestër, si pjesë e një strategjie ushtarake për t’i zbrazur këto zona dhe për ta bërë kështu më të lehtë një pushtim tokësor.

Ndërkohë që mijëra civilë kanë braktisur Halepin lindor, shumë nga ata që kanë mbetur në qytet jetojnë dhe me frikën nga arrestimet arbitrare, tortura, apo zhdukje me forcë nga ana e forcave qeveritare. Rreth 8,000 njerëz kanë ikur në zonën Shejh Maqsoud e kontrolluar nga kurdët, sepse ata janë shumë të frikësuar për të ikur në zonat e kontrolluara nga forcat qeveritare.

Në një një shkallë të tillë shkatërrimi dhe vuajtjesh masive, bota përsëri nuk arriti të ndihmojë civilët në Halepin lindor. Ky është simbol i pafuqisë së bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka dështuar në mënyrë të përsëritur të bëjë diç për të ndaluar abuzimet e shfrenuara dhe shkeljet e vazhduara të ligjit ndërkombëtar, ndërkohë që katastrofa siriane është përkeqësuar gjatë pesë viteve të fundit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbajtur peng nga Rusia, e cila ka përdorur në mënyrë të përsëritur veton e saj për të mbrojtur qeverinë siriane. Gjatë pesë viteve të fundit, Moska ka vënë veton ndaj pesë rezolutave që kërkonin për t’i dhënë fund disa prej abuzimeve të tmerrshme dhe për t’i sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës, duke e referuar situatën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Vetëm muajin e kaluar, Moska vuri veton ndaj një rezolute që synon dhënien fund të sulmeve ajrore dhe gjakderdhjes në Halep.

Të dy rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 2139 dhe 2165, që përfundimisht u miratuan, kërkuan qasje të lirë për ndihmat humanitare, heqjen e rrethimeve në qytet, si dhe një fund të sulmeve mbi civilët, torturave dhe zhdukjeve. Ato, megjithatë, u shkelën në baza ditore pa pasoja për autorët. Kërcënimi i Rusisë me veto ka qenë i mjaftueshëm për të paralizuar Këshillin e Sigurimit dhe për të parandaluar atë nga vendosja e sanksioneve për zyrtarët e qeverisë siriane për mospërmbushje të të dy rezolutave.

Zyrtarët e OKB-së dhe udhëheqësit botërorë kanë shprehur tronditje dhe zemërim ndaj gjakderdhjes së vazhdueshme. Por populli i Halepit kanë nevojë më shumë se fjalët e tyre

Për t’u dhënë fund krimeve kundër njerëzimit në Siri, janë të nevojshme masa konkrete – të tilla si sanksionet ndaj zyrtarëve të cilët kanë urdhëruar sulme të paligjshme, një embargo të plotë të armëve për të ndaluar furnizimin me armë të regjimit sirian, dhe masat e domosdoshme që kanë për qëllim sjelljen e autorëve të krimeve të luftës para drejtësisë.

Një vendim i Këshillit të Sigurimit për t’a referuar situatën në Siri për në Gjykatën Penale Ndërkombëtare do të ishte të paktën një sinjal se ata që janë përgjegjës për krimet e Sirisë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Në mungesë të këtyre hapave, këto tmerre do të vazhdojnë të shtohen jo vetëm nëpër Siri, por në të gjithë globin.

Tradhtia mizore ndaj civilëve të Halepit lindor do të jetë një njollë në ndërgjegjen e botës për vitet që do të vijnë. Asgjë nuk mund të justifikojë dështimet që kanë çuar në mosveprim global në këtë katastrofë. Më së paku që mund të bëjmë është që të përpiqemi për t’u siguruar që tmerret nëpër të cilët ata kanë kaluar nuk do të lejohen të ndodhin përsëri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit