Një grup serbësh ia kanë vënë zjarrin të premten mbrëma shtëpisë së Nazmi Ismajlit e cila ndodhet në Kroin e Vitakut në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve të “Kosovapressit”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa janë parë së paku 7 persona të maskuar të cilët ia kanë vënë zjarrin shtëpisë.
Burimet më tej kanë shtuar se shtëpia ka qenë në ndërtim e sipër, ndërsa edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur tensione për shkak të përpjekjeve nga ana e serbëve për të bllokuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje.