-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Izraeli miraton mobilizimin e 75 mijë rezervistëve

Më të lexuarat

Ndonëse Kombeve të Bashkuara u kanë bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim, paqe nuk ka në këtë zonë lufte. Izraeli gjatë natës së kaluar dhe këtë mëngjes ka vazhduar sulmin e saj në pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës.

Sipas raporteve të agjencive të huaja lajmeve të huaja, vetëm në tunelet përgjatë kufirit me Egjiptin, që lidhin pozicionet e Hamasit, janë shkrepur e rreth 200 raketa. Nga sulmet thuhet se është shkatërruar edhe selia e Hamasit.

Babai i vajzës palestineze, Hanen Tafish, që është vrarë gjatë sulmeve izraelite, bartë trupin e pajetë të saj për ta varrosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës

Izraeli me sulmet e saj ka shkatërruar edhe pesë trafostacione për çka mbi 400 mijë vetë në Rripin e Gazës kanë mbetur pa energji elektrike.

Qetësimi i situatës nuk është i dukshëm. Përveç sulmeve ajrore priten edhe ato tokësore. Rrugët që të çojnë në Rripin e Gazës janë të mbyllura për civilët duke u shndërruar në “zonë ushtarake”.

Një palestinez inspekton xhaminë e dëmtuar nga sulmet ajrore izraelite, në Beit Hanoun të pjesës veriore të Rripit të Gazës.

Pala izraelite deklaron se “nuk ka kërkuar luftë”.

“Populli i Izraelit, ashtu si të gjithë të tjerët, meritojnë paqe dhe qetësi që të mund të jetojnë jetët e tyre. Në qoftë se në orët e ardhshme hidhen raketat tek ne, ky do të jetë për ne një shkas shtytës”, ka thënë për CCN zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit, Danny Ayalon.

Ndryshe, që dje kanë filluar diskutimet telefonike të ministrave izraelitë për marrjen e dritës së gjelbër për mobilizimin e 75 mijë rezervistëve për ofensivë tokësore në Gazë, ka thënë sekretari i qeverisë izraelite, Zvi Hauser. Këtë ai e ka vërtetuar me një postim që ka bërë në rrjetin social Facebook.

Forca ajrore izraelite nisën të mërkurën një ofensivë në Gazë, me arsyetimin se nga ky territor janë hedhur 150 raketa në Izrael. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë tre vetë nga pala izraelite, derisa në Gazë, sipas autoriteteve palestineze, deri tash janë vrarë rrethe 30 palestinezë, ndërsa janë lënduar afro 300 të tjerë.

Ministri i Shëndetësisë i Hamasit, Mufid al Mukhalalati, në një konferencë për shtyp ka thënë se në Gazë nuk ka ilaçe e as burime mjekësore. Ai ka apeluar tek të gjitha shtetet arabe që të ndihmojnë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak më herët ka urdhëruar mobilizimin e “kontingjenteve të reja të rezervistëve”, ka thënë zëdhënësi i tij, por nuk ka specifikuar numrin.

Në terren, një gazetar i agjencisë AFP, raporton se si në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës po grumbullohen automjetet e blinduara, ndërsa janë parë edhe tanket.

Një zyrtar izraelit i ka thënë AFP-së se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sot ka ftuar kabinetin e tij të sigurisë, që përbëhet nga nëntë ministra, në një takim në Ministrin e Mbrojtjes në Tel Aviv, për të biseduar për rritjen e mundshme të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës.

Televizioni izraelit raporton se Netanyahu pas takimit do të flas me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Jashtëm, Ehud Barak dhe Raportet izraelite televizive që Natanyahu do të jetë pas takimit për të folur me ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme Ehud Barak dhe Avigdor Lieberman, në prani të zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Izraeli mbrëmë ka bllokuar rrugët kryesore rreth Gazës, që është dëshmi se po përgatitet ofensiva tokësore. Dhe, dëshmia më e madhe për këtë është lajmi i fundit i transmetuar nga televizioni izraelit se Qeveria ka miratuar mobilizimin e 75 mijë rezervistëve “kundër grupeve të armatosura në Rripin e Gazës”./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit