Kjo është Amela tre vjeçare nga fshati Trebosh i Tetovës, e cila që kur ishte gjashtë muajshe zhvilloi betejën e parë për jetë. Ajo u shtri në spital nga një sëmundje e rëndë e veshkëve, pasojat e së cilës vazhdon t’i vuajë edhe sot. Amela mbijetoi, por nuk shpëtoi përfundimisht nga kjo sëmundje. Sot ajo ushqehet me një qumësht special të cilin e blen nga Zvicra me një shumë të papërballueshme për familjen e saj, ndërsa duhet të ndjekë edhe një dietë duke konsumuar ushqime të përzgjedhura. Babai i saj shpjegon se një gabim eventual apo një mungesë e vogël e ushqimit special, mund ti kushtojë shtrenjtë Amelës së vogël.
“U sëmur, nuk e dishim çka është problem i vajzës. E sollëm në Tetovë, për katër ditë pesë kilogram humbi. Edhe në Tetovë çfarë hantë villte, shoqja lajmërohej dhe qante në Tetefol, nuk është e mundur i plasin venët. E dërguam në Shkup, sa e panë në Shkup ma morën nga duart. Analizat i bënë dhe më thanë për sot s’mund tët japim përgjigje, të nesërmen u morën me vajzën 5-6 orë dhe e kishin zbuluar këtë rastin e veshkëve dhe ma caktuan këtë punën e kësaj terapie. Unë vetë nuk mund ta përballoj, ka një qumësht e përdor, dieta gjithashtu i kushton shumë”, ka deklaruar Isen Iseni, babi i Amelës.
Sëmundja e të bijës ka rënduar edhe gjendjen shëndetësore të prindërve të cilët si nga lodhja fizike ashtu edhe nga dhimbja për vajzën e tyre kohëve të fundit përballen me shumë sëmundje fizike dhe shpirtërore. Por ata thonë se harojnë veten kur shohin gjendjen e vajzës e aq më shumë kushtet në këtë banesë me qera, në të cilat duhet të jetojë kjo voglushe me një sëmundje që nuk duron as ftohtin e as lagështinë. Babai i Amelës, Isen iseni, punon privatisht dhe me mjetet që siguron ka filluar të ndërtojë një shtëpi në fshatin e lindjes Trebosh. Ai thotë se i nevojitet ndihma nga njerëzit human për ti siguruar Amelës një shtëpi të ngrohtë e që më pas ai të kujdeset për terapinë, ose të paktën të sigurohen ushqimet dhe barërat për Amelën që ai të mbledhë mjete për shtëpinë.
“Shumë keq, dimrit është shumë keq, lëshojnë ftohtin, derët janë shumë të vjetra, andej kam filluar një shtëpi në fshat, ka ngelur në plloçë, s’di ku t’ja nisi, te fëmija apo te shtëpia. Ta përfundoja atë shtëpi në fshat, që të hiqem nga qeraja dhe më pas ti përballoj shpenzimet vetë. Kështu kam banesën, qeranë, rrymën, rryma tash do t’më vijë së paku 8000 denarë. Unë kam qenë në të gjitha vendet, në fondin shëndetësor në Tetovë, në fond në Shkup, më thonë që nuk është miratuar nga ana e ministrisë”, ka thënë më tej ai.
Të gjithë qytetarët human të cilët duan t’i ndihmojnë Amelës së vogël, mund të kontaktojnë me babain e saj në numrin e telefonit: 071 943 208 si dhe me kontributet e tyre në dy llogaritë bankare të hapura në emër të nënës së Amelës, Mereme Iseni, në Stopanska Bankë. Në njërën llogari dërgohen paratë në denarë nga qytetarët brenda vendit, ndërsa në llogarinë e dytë dërgohen devizat nga donatorët jashtë vendit.
Llogaria për denarë:
Mereme Iseni
xhirollogaria: 200002824235890
Stopanska Banka AD-Skopje
Llogaria për deviza:
Mereme Iseni
Stopanska Banka AD Shkup
Adresa: Rr.Iliria Nr.32
BRANCH TETOVO
IBAN CODE: MK07200002824231622EUR
SWIFT CODE: STOBMK2X