-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan: Ne nuk jemi mysafirë në Evropë, por pronarët e saj

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan gjithashtu tha se Turqia është e gatshme që nesër të bëhet anëtare e unionit me kusht që Bashkimi Evropian të heq dorë nga standardet e dyfishta.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se objektivi i Forcave të Armatosura të Turqisë në operacionin “Mburoja e Eufratit” që zhvillohet në veri të Sirisë nuk është një person apo një shtet.

Në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e 30-të me të zgjedhurit lokal që u organizua në Kompleksin Presidencial tha se “Në objektiv të këtij operacioni që vazhdon prej 24 gushtit e këtej janë organizatat terroriste”.

Presidenti Erdoan gjithashtu tha se Turqia është e gatshme që nesër të bëhet anëtare e unionit me kusht që Bashkimi Evropian të heq dorë nga standardet e dyfishta.

“As Bashkimi Evropian e as shtetet evropiane, të cilat janë të rrezikuara të bien në kthetrat e sëmundjes së racizmit, nuk kanë forcë për të na përjashtuar nga Evropa. Ne nuk jemi mysafirë në Evropë, por pronarët e saj. Problemet që jetojmë kohëve të fundit me Bashkimin Evropian dhe disa vende evropiane janë konflikte aktuale politike”, deklaroi Erdoan.

“Ne jemi të gatshëm të bëhemi anëtare e plotë e Bashkimit Evropian nëse lihet mënjanë armiqësia e pakuptimtë ndaj vendit tonë dhe standardi i dyfishtë”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Bashkimi Evropian bëri premtime për vendin tonë, por nuk iu përmbajt qëllimisht premtimeve. Natyrisht që edhe ne do ta tregojmë vullnetin tonë të mirë ndaj çështjeve të liberalizimit të vizave, 6 miliardë eurove ndihmave për refugjatët dhe hapjes së kapitujve për negociata, por tani ka marr fund periudha e hedhjes së hapeve të njëanshme”, – deklaroi Presidenti Erdoan.

Duke theksuar se marrëdhëniet me perëndimin nuk mund të jenë alternativë për marrëdhëniet me lindjen dhe anasjelltas, Erdoan tha se “Të kundërtën, ne këtë pozitë tonë e pranojmë si garancë të marrëdhënieve tona dhe të miqve tanë që plotëson njëra-tjetrën. Kjo është e vlefshme edhe për rajonet e Detit të Zi dhe të Mesdheut. Vendet që ndodhen në të katër anët e këtyre deteve janë fqinjët tanë, edhe pse nuk i kemi portat e përbashkëta, por e kemi detin e përbashkët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit