Të gjitha rrugët dyndeshin dje në fshatin Polac, shumë njerëz si rrallë më parë kishin marrë drejtimin tek varrezat e fshatit që të përcillnin për herë të fundit vëllanë dhe shokun e tyre të dashur Avni Veliun. Ndërkaq Hoxha nga Drenica, Osman Musliu, cili njihet për formën e ligjërimit të një Islami tradicional, ka bërë sot duan kryesore tek varri i Alban Veliut në fshatin Polac të Skenderajt, transmeton Drenica Press.
Përveç tij ishin edhe shumë hoxhallarë nga Prishtina e Skenderaj dhe shumë shokë të tij gjë që bëri që varrimi i Albanit të ketë një numër të madh njerëzish që e përcollën për në banesën e fundit. Albani dje vdiq në xhami derisa po falte namazin e akshamit./drenicapress/